Rusi: Putin kundër shamive në shkolla, thotë se Rusia është shtet sekular

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur kundër mbajtjes së mbulesës Islame në shkollat ruse, duke nxitur kështu reagime të mëdha në vend.

Deklarata e të parit të Rusisë vjen pas disa incidenteve në Rusinë jugore ku një drejtor shkolle ndaloi vajzat myslimane të vijojnë mësimin me shami. Prindërit e tyre protestuan këto raste dhe kjo gjë morri përmasa shtetërore.
I pyetur për komentin ndaj kësaj çështjeje Putin sinjalizoi kundërshtimin e tij ndaj mbulesës në shkolla, duke thënë se Rusia është shtet laik dhe duhet të krijohen kushte të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.
Rusia ka një popullsi myslimane rreth 20 milionëshe dhe shumë prej tyre jetojnë në veri të vendit./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakTE SHUMËPRITURAT, PROPOZIMET MË KREATIVE
Artikulli vijuesMinistri Agani në Suedi