Mishi me hormone po shkakton impotencë te meshkujt

Mishi me hormone, që theret i njomë, është tepër i dëmshëm për organizmin.

“Steroidi, hormoni Boldemec shkakton rritjen e estrogjenit. Hormoni në këtë rast shkakton rritje në peshë, shtim të forcës, por ka pasoja edhe për shëndetin riprodhues. Steroidi shkakton impotencë, por edhe ulje të aftësisë së riprodhimit, pra shkallës së ferilitetit te meshkujt. Te femrat nuk ka pasoja. Ndërkohë që kjo sasi estrogjeni ndikon drejtpërdrejtë në aktivitetin seksual të meshkujve,” sqaron për Shqip mjeku androlog Evi Dani.

Pavarësisht kësaj, sportistët shpeshherë e përdorin atë për doping, si dhe ata që merren me bodybuilding, e përdorin po ashtu për rritjen e peshës dhe vendosjen e muskujve.

“Këto ditë ne kemi kaluar në kontrolle të imtësishme në të gjitha depot farmaceutike. Shumë shpejt do të ngrihet një grup pune për të bërë inventare më të imëta të të gjithë depove farmaceutike. Do të marrim masa ndaj atyre që fusin këto hormone,” ka deklaruar Sotiraq Papa, përgjegjës i Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë inspektimin e të gjitha produkteve veterinare që qarkullojnë në tregun shqiptar./almk

Artikulli paraprakSiria bombardon aksidentalisht Izraelin
Artikulli vijuesSekuestrohen 30 kilogramë substanca narkotike