Një foshnje e gjinisë femërore, është gjetur sot në mëngjes, rreth orës 08:00min, e braktisur, pa shenja jete, në hapësirën e deponimit të mbeturinave në lokacionin Gërmovë, të fshatit Koshtovë të Mitrovicës.
“Dëshmitarët i këtij rasti kanë deklaruar se, në kohën kur disa fëmijë ishin në kërkim të gjetjes dhe mbledhjes së metaleve të vjetra, kanë identifikuar foshnjën e braktisur, ndërsa menjëherë kanë intervenuar duke njoftuar dëshmitarin e moshës madhore, i cili ka njoftuar autoritetet policore për rastin në fjalë”, ka thënë kapiten Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.
Njësitë patrulluese policore kanë reaguar në vend të ngjarjes, ndërsa kanë gjetur foshnjën pa shenja jete.
Në vend të ngjarjes veç njësive patrulluese policore janë përgjigjur edhe hetuesit rajonal të sektorit për hetime të krimeve të rënda së bashku me teknikët e kriminalistikës dhe prokurorin e prokurorisë themelore në Mitrovicë.
Ekipi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Prishtina janë ftuar në vend të ngjarjes ndërsa me autorizim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Deri në këtë moment, policia nuk ka informacione mbi personin përgjegjës e cila apo i cili e ka braktisur foshnjën ndërsa hetuesit policor janë në pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mjekoligjor lidhur me rastin.
You Might also Like
Sulmo e ik
Prishtina zyrtare vetëm sa është larguar nga veriu i vendit. Edhe atyre pak shqiptarëve që…
By
2 Min Read
Pacolli thotë se s’do lejojë më që të mashtrohet, Qeverisë ia numëron dështimet
Ish numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar ato që kreu aktual…
By
7 Min Read
Haradinaj: A ka zot shtëpie ky vend?
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinja, është shprehur i mllefosur me faktin…
By
1 Min Read
Gjuriq: Kosova do të bëhet si Shumadija
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë në një…
By
1 Min Read
Vuçiq: S’investon kush në Kosovë pa status të zgjidhur
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në Llaple Sello , afër Prishtinës, se investimet në…
By
4 Min Read
Deputetët kontestojnë vendimin e kushtetueses për pronat e Manastirit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Glauk Konjufca…
By
1 Min Read
