Gjykatësi Ridvan Demir, i plagosur gjatë tentimit të grusht shtetit të kryer nga disa ushtarakë besnik ndaj organizatës terroriste FETO/PDY të premten më 15 korrik, tha se punonjësit e spitalit Turgut Ozal në Ankara kanë refuzuar t’i ofrojnë ndihmë mjekësore me fjalët: “A kundërshtohet ushtria, a dilet në rrugë? Ne nuk kemi kurrfarë pajisje”, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë në bazë të raportit zyrtar ka nisur një hetim kundër spitalit dhe stafit të tij. Demir u plagos në natën e 15 korrikut, ndërsa ndihmën mjekësore e mori në Qendrën Klinike në Ankara.
“Nuk kishim asnjë mundësi tjetër, por të bënim gjithçka që është në fuqinë tonë dhe të mbrojmë shtetin dhe popullin nga rebelimi i terroristëve. Nuk kishim mundësi ti ndalonim, por iu kundërvumë. Në këtë mënyrë i larguam”, tha Demir, i cili shtoi se ka ngadhnjyer arsyeja e shëndoshë e popullit.
Ai për AA tregoi atë që kishte përjetuar më 15 dhe 16 korrik.
“Natën kur kur po kryhej tentimi për grusht shteti isha i vetëm në shtëpi. Kur filluan avionët të fluturojnë mbi ne, kuptuam se diçka nuk ishte në rregull. Më pas dëgjuam në lajme paraqitjen e Kryeministrit dhe dolëm në rrugë. Në rrugë dilnin udhëheqës, profesorë, punëtorë, të rinjë dhe të vjetër, kështu dolëm dhe ne. Terroristët kundërshtuan djathtistët, majtistët, nacionalistët, ato pa mbulesa dhe ato me mbulesa, të gjithë ishin në rrugë. Kjo nuk duhet të injorohet”, tha Demir, i cili shtoi se ata ishin nisur në drejtim të Bestepe, në Ankara, por se nuk kanë mund të mbërrinë deri te pallati presidencial.
Ai thotë se kishin mbërritur deri në njëqind metra nga Drejtoria e Xhandarmërisë.
“Aty u plagosa. Shkova në spitalin e Universitar Turgut Ozal, i cili ishte më afër. Dritat në departamentin për ndihmë emergjente ishin të shkyçura. Aty na pyetën, vallë duhet kundërshtuar ushtarët, a duhet dalur në rrugë dhe na u tha se nuk kanë pajisje. Këtë ma tha mjeku që duhej të më ndihmonte. Më vonë shkuam në spitalin Gazi Mustafa Kemal. Mjekët ishin të habitur dhe më pyetën se nuk e kam marrë as vaksinën kundër tetanozit”, tha Demiri, duke shtuar se nga aty ishte dërguar në qendrën klinike ku filloi terapinë.
Ai tha se i kishte dërguar ankesë në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Me sa kam mësuar, një numër që kanë shkuar në spitale në Stamboll dhe Ankara, të cilat financohen nga ky grupi terrorist nuk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe janë kthyer. Këtë e kam ndjekur në media. Pas meje kanë ardhur edhe pesë apo gjashtë persona. Të gjithëve na kthyen”, tregon Demir.
Demir kujton se mjekët kanë dhënë betimin e Hipokratit dhe se detyra e tyre kryesore është që të ndihmojnë të plagosurit.
“Është e papranueshme që nuk ka pajisje në Fakultetin e Mjekësisë. Vaksinat kundër tetanozit i kanë edhe klinikat lokale. Kjo është qasja e terroristëve si “vallë të shëroj ata që i kam qëlluar?”, tha Demir duke paralajmëruar padi dhe duke kërkuar videot e kamerave të sigurisë në spital.
Zekeriya Kose të njëjtën mbrëmje ndodhej pranë Demirit.
“Nuk është plagosur nga zjarri i helikopterit. Ne ishim në grupin e parë që arritëm. Ndaj nesh kanë gjuajtur terroristët në uniformë ushtarake që ishin rreth tankeve dhe terroristët para Drejtorisë së xhandarmërisë. Kur u plagos miku im, unë e dërgova në spitalin më të afërt”, tha Kose i cili konfirmoi fjalët e Demirit, se punonjësit në spitalin Turgut Ozal nuk deshtën ta ndihmojnë.
Mjeku kryesor në spitalin Nemune në Ankara, doc. dr. Recep Pekcici tha se më 16 korrik, një orë pas mesnate kishin filluar të vinin të plagosurit dhe se atë natë në spital ishin hospitalizuar 72 persona, të cilët pak vonë edhe ishin liruar nga spitali.
“Deri në mëngjes 16 pacientë janë mbajtur në spital. Prej tyre dy ishin në kujdes intensiv, dhe pesë prej tyre janë operuar. Njëri prej tyre e kemi humbur atë natë. Aktualisht në spital ndodhen gjashtë pacientë”, tha Pekcici i cili theksoi se njëri nga pacientët ishte Ridvani edhe Demiri.
Mjeku Pekcici shtoi se nuk kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjike ndaj Demirit dhe e çuan në kontroll në klinikën për urologji.
“Ne ia shkruam terapinë dhe ilaçet dhe e dërguam në shtëpi. Jemi duke monitoruar gjendjen e tij. Së shpejti do të shërohet”, ka thënë Pekcici.