"Mjeku i sulmuar po pinte Xhoni Voker me këmbë mbi tavolinë’

Kushëriri i vëllezërve Nikshiq, që u arrestuan për sulmin ndaj kirurgut Lube Ognjenoviq, ka folur ekskluzivisht për “Lajm”, duke treguar versionin e tyre se si erdhi deri te sulmi. Ai thonë se mjeku është sjellë me arrogancë në momentin që mjeku i ka informuar vëllezërit Nikshiq për vdekjen e nënës së tyre.

“Mjeku ka qenë me këmbë mbi tavolinë dhe me shishe uiski ‘Xhoni Voker’ para vetes. Paramendoni se si do të reagonte secili, kur ia shqiptoni lajmin për vdekjen e nënës duke u sjellë në atë mënyrë”, deklaroi për “Lajm”, Edin Nikshiq, kushëri i vëllezërve të arrestuar.
Ai ankohet se deri tani në mediume janë paraqitur shumë informata të rrejshme për kushërinjtë e tij.

“Krejt çka ndodhi ishte pasojë e sjelljes së mjekut, i cili si duket ishte i dehur në vendin e punës”, thekson Nikshiq.

Ndryshe disa mediume kanë informuar se mjeku u ka marrë rreth 20 mijë euro ryshfet vëllezërve Nikshiq, duke u premtuar shërimin e nënës së tyre, por policia nuk i ka konfirmuar ende këto informacione

 

Artikulli paraprakPo vjen TV SHENJA, Islamofobat në panikë
Artikulli vijuesMijëra refugjatë në kufirin Greqi – Maqedoni