Mogherini fillon vizitën në Kosovë

Takimin e parë të saj, Mogherini do ta zhvillojë me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e mediave

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian filloi vizitën e saj në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimin e parë të saj, Mogherini do ta zhvillojë me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi do të zhvillohet në kabinetin e Presidentit, pa praninë e mediave. Në të do të merr pjesë edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ndërkaq, ajo sot do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Isa Mustafa, me të cilin do të mbajë një konferencë për media, si dhe me udhëheqësit e partive politike parlamentare.

Përfaqësuesja e lartë më pas do ta vizitojë Urën e Ibrit në Mitrovicë, ku po vazhdojnë punimet për rivitalizimin e saj, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE.

Artikulli paraprakMos u dorëzo, ktheji dështimet në lojë, mëso prej tyre, ato janë pjesë e suksesit (Video)
Artikulli vijuesOrganizatat thirrje OKB-së për hetime në Mijanmar