Moldavi: Lideri opozitar prorus lirohet nga arresti

Autoritetet e Moldavisë e kanë liruar nga arresti, liderin e një partie proruse, Renato Usatii.
Një gjykatë në kryeqytetin Kishinev e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e paraburgimit për 30 ditë dhe ka urdhëruar lirimin e tij.

Pasi i falënderoi qindra mbështetës jashtë gjykatës, politikani Usatti tha se “do ta vazhojmë betejën kundër autoriteteve të korruptuara”.

Ai ishte arrestuar më 23 tetor në aeroportin e Kishinevit i dyshuar për shkelje të ligjieve të privatësisë.

Renato Usatii e kishte publikuar në faqen e tij në rrjetin Facebook një bisedë telefonike ndërmjet një biznesmeni dhe ish-kryeministrit, Vlad Filat, i cili ishte arrestuar këtë javë dhe akuzuar se ka marrë ryshfet prej 260 milionë dollarë.

Partia Jonë, siç quhet partia e zotit Usatti, nuk është lejuar të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, pasi ka marrë financime nga jashtë.

Artikulli paraprakVatikani arrin kompromis për çështjet ndarëse të familjes
Artikulli vijuesUkrainë: Mbahen zgjedhjet lokale