Mollë të pjekura me mjaltë

0
336

Përbërësit

1 filxhan lëng molle e thartë ose ujë

½  filxhan mjaltë

1 lugë kafeje kanellë

1 lugë gjelle lëng limoni

6 mollë të forta që u janë hequr farat brenda

¼  filxhan rrush të thatë

¼ filxhan bajame të grira

1 lugë gjelle sheqer

½  filxhan mjaltë

1 lugë kafeje kanellë

 

Përgatitja:

Në një tenxhere bashkoni lëngun e mollëve, mjaltin dhe kanellën. Vërini të ziejnë. Uleni temperaturën dhe lërini të ziejnë me kapak hapur për 5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni kanellën me lëngun e limonit dhe lëreni mënjanë. Qëroni mollët në majë nga të dyja anët. Përzieni rrushin, kanellën, bajamet dhe sheqerin në një tas të vogël. Mbushni mollët brenda me këtë përzierje. Vendosni mollët në një pjatë të cekët. Hidhni shurup mbi mollët dhe mbulojini me letër alumini. Piqeni në temperaturë 150 gradë deri sa të shpohen me pirun. Kjo recetë është për 6 persona.