Molliqaj: Arrestimi im ishte politik

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje u lirua pasi u arrestua nga Policia e Kosovës sot në mëngjes. Pas lirimit, ai tha se me rastin e tij u shkelën gjitha procedurat, pasi që për tri orë e gjysmë nuk e dinte se pse është arrestuar.
“Unë jam ndal rreth orës 9:30 minuta. Për tri orë e gjysmë nuk më kanë njoftuar se për cilin rast jam ndalu. Me këtë janë shkel të gjitha procedurat”, tha ai, raporton Klan Kosova.
 
Molliqaj më pas e ka kuptuar se për çfarë është arrestuar nga Policia.
 
“Më kanë paraqitur para prokurorit për rastin e protestës se prillit te vitit 2013. Pas atij takimi me prokurorin, më kanë bartur ne Deçan për disa lëndë të vjetra”, tha ai.
 
Sekretari i VV-së ka thënë se ky arrestim ka qenë kryekëput politik dhe me qëllim të dëmtimit të idesë së protestave.
Artikulli paraprakKomandant Hoxha: BESA, RDK e Sela janë shpresa e shqiptarëve të Maqedonisë
Artikulli vijuesO Gani, Arabia dha dëshmorë ndërsa Vatikani ende nuk e njeh Kosovën!