Debatet për aferat e Hollande, javë vendimtare për Presidentin

0
120

Kjo javë është vendimtare për Francois Hollande. Në analizën e tij “Presidenti Hollande; pushteti dhe privatësia në Francë”, Gavin Hewitt i referohet një sondazhi i cili tregoi se 77% e francezëve mendojnë se “dashuria e presidentit” ishte një çështje private që i takonte vetëm atij.

Një senator ndoshta e përmblodhi në pak fjalë atë që e quajti “vuajerizëm bezdizës”. Por janë të shumta pyetjet që mbeten pa përgjigje:

A ekziston ndonjë rrezik sigurie për presidentin francez që lëviz në Paris me një motoçikletë? A mund të bjerë lehtësisht pre e ndonjë sulmi apo pengmarrjeje? Kur ai qëndronte gjatë natës në apartament, a ishin ende në detyrë truprojat e tij? Në pronësi të kujt ishte apartamenti? Po sikur të ishte zbuluar nga armiqtë e Francës apo presidentit? A ishin këto rreziqe që presidenti i kishte marrë përsipër? A u binden zyrtarët për ta mbuluar Francois Hollande?

Por ka dhe pyetje të tjera politike: mos ka minuar prestigjin dhe dinjetetin e detyrës së tij, ajo pamje e presidentit me kaskën e zezë në një motoçikletë?

Shumë pak politikanë francezë guxuan të shkelin në tokën e minuar, megjithëse Zhan Fransua Kop, kreu i partisë së qendrës së djathtë UMP e quajti “shkatërruese për imazhin e presidentit”, transmeton TCH.

Një editorialist paralajmëroi se kur ai do të përpiqet të flasë për reformat ekonomike do të jetë i padëgjueshëm. Hewitt shkruan se çështja është nëse presidenti do të arrijë t’ia dalë me konferencën e tij për shtyp pa u pyetur për jetën private.

Sërish e ardhmja e presidencës së tij varet nga ekonomia, e cila është ende e ngadaltë. Në mesazhin e urimit për vitin e ri, Hollande tha se:

“Shtetit është shumë i rëndë, shumë i ngadaltë, shumë i kushtueshëm”. Si synon ai të reduktojë përmasat e shtetit? Ekzistojnë shenja paralajmëruese për taksa më të ulëta për të gjithë.

Duke mbyllur analizën e tij, Hewitt thotë se besueshmëria është çelësi dhe jeta personale e presidentit francez duket se është e lidhur me të./kohaislame