Në një rast, ndërsa burri dhe gruaja po hanin darkë në shtëpinë e tyre, dikush trokiti në derë. Burri u ngrit dhe e hapi derën, kur e pa para derës një lypës të cilit refuzoi t’i japë lëmoshë (sadakë), dhe e përzuri me fjalë poshtëruese.
Kaloi një kohë, dhe ky burri ndahet nga gruaja e tij e cila pas një kohe martohet përsëri.
Një mbrëmje, derisa ish-gruaja e tij po hante darkë me burrin e saj, dikush trokiti në derë.
Ajo u ngrit dhe e hapi derën, dhe pasi i dha një copë pogaçe dhe pulë, me lot në sy u kthye te burri i saj. Ajo i tha atij se personi që erdhi për të lypur para derës së tyre ishte ish-bashkëshorti i saj, i cili me një rast e kishte përzënë një të varfër para derës tij.
Pas këtyre fjalëve ajo i vuri re lotët edhe te ai dhe e pyeti: “Pse po qan?”
Ai ju përgjigj: “A e di se kush ka qenë ai njeriu që ju ka trokitur në derë? Pasha Allahun, ai kam qenë unë!” Subhanallah!
Ebu Hurejre r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut (savs) ka thënë:
“Allahu do të thotë në Ditën e Gjykimit: “O biri i Ademit, Unë u sëmura, e ti nuk më vizitove!
Njeriu do të thotë: “O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botëve?”
Allahu do të thotë: “A nuk e dije se një ndër robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? A nuk e dije, se nëse e vizitoje Mua do të më gjeje pranë tij?”
“O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve!”
Njeriu do të thotë: “O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botëve?”
Allahu do t’i thotë: “A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? A nuk e dije, se nëse e ushqeje, për të tek Unë do të gjeje shpërblim?”
“O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe!”
Njeriu do të thotë: “O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botëve?”
Allahu do të thotë: “A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e ti nuk i dhe? A nuk e dije, se nëse do t’i jepje ujë, për të tek Unë do të gjeje shpërblim?”
Hadithin e transmeton Imam Muslimi. //FB – Nezim Halilovic Muderris//
Pershtati: Miftar Ajdini