Mos i hudhni lëvoret e frutave, ja vlerat e tyre

Hulumtuesit kanë zbuluar se acidi i cili e mban lëvoren e mollës të shkëlqyer, na jep më shumë vlera për shëndet se sa vetë brendësia e mollës – duke filluar nga forcimi i muskujve deri te mbajtja nën kontroll e kolesterolit dhe sheqerit.
 
 
Mollët nuk janë pemët ose perimet e vetme të cilat kanë lëvore të dobishme. Lëvoret mund të përdoren si preparate natyrale për lëkurë e madje edhe për lustrimin e këpucëve.
 
 
Po ju japim disa këshilla se çka të bëni me lëvoret e pemëve sezonale – madje edhe lëvorja me qime e kivit është e shfrytëzueshme.
 
 
Pjeshka
 
 
Hajeni lëvoren e saj për shkak të vlerave të pasura ushqyese ose fërkojeni fytyrën me të që të keni lëkurë shkëlqyese.
 
 
Limoni dhe limoni i athët
 
 
Të dy frutat përmbajnë acid limoni, kështu që ju mund t’i përdorni ato si një mjet të shkëlqyeshëm për lustrim të mesingut, bakrit.
 
 
Po t’i shtoni vajit të ullirit lëvoren e limonit do t’i jepni një aromë interesante, por edhe do të gjallëroni vajin që ka ndenjur gjatë.
 
 
Banania
 
 
Nëse keni gërvishtje ose diçka të ngjashme vendosni mbi të lëvoren e bananes, dhe do t’ju shërohet më shpejt.
 
 
Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëvore çudibërëse do të qetësojë kruarjen. Vetëm fërkojeni vendin e prekur.
 
 
Shega
 
 
Përdorni lëvoren aromatike për potpuri. Prijeni në copa të vogla, thajini dhe rregullojeni këndin tuaj të vogël aromatik.
 
 
Nëse keni probleme me diarre ose dhimbje në stomak ziejeni lëvoren e shegës në ujë dhe shtoni kanellë. Kur të ftohet pini nga pak tri herë në ditë.
Artikulli paraprak“Bild”: Falimentimi i Greqisë, i pashmangshëm
Artikulli vijues“Daily Mail”: Shqipëria e vogël mund Francën