Mos i mësoni fëmijët me gënjeshtra

Nga Abdullah bin ‘Āmir (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:

“Gjersa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte ulur në shtëpinë tonë, më thirri nëna dhe më tha:

“Eja të të jap diç!”

I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha:

“Çfarë do t’i japësh?”

Ajo tha:

“Dua t’ia jap një hurme.”

Atëherë, i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha:

“Nëse nuk do t’i jepje asgjë, do të të shkruhej si një gënjeshtër.”

(Ahmedi 3/447, nr. 15740, Ebū Dāūdi 4/298, nr. 4991, El-Bejhekij 10/198, nr. 20628, Ed-Dijā 9/483, nr. 466, ibën Ebī Shejbe 5/236, nr. 25609 dhe El-Harāitij në “Mekārim El-Ahlāk” fq. 33. Shejh Albani e ke vlerësuar për të vërtetë në “Es-Silsile Es-Sahīha” 2/384).

Alamet dijetari Shemsul-Hakk El-‘Adhīm Abādij në “‘Aun El-Ma’būd sherh Suneni Ebī Dāūd” thotë:

“Hadithi tregon se shakat dhe gënjeshtrat që njerëzit ua thonë fëmijëve kur ata qajnë, se (kinse) do t’u japin diçka apo kur i frikësojnë nga ndonjë gjë, janë haram dhe hyjnë në sferën e gënjeshtrës.”

Artikulli paraprak6 shenjat e hipokritit kur fal namaz
Artikulli vijues7 vepra të përditshme që neglizhohen nga muslimanët