Qe shumë vite naftarët kanë refuzuar dhe u kanë rezistuar organeve shtetërore që të mos fisklaizohen me arka të veçanta.
Për njohësit e kësaj fushe kjo ka ndikuar në çmim, pasi që naftarët asnjëherë nuk deklarojnë sasinë e saktë të shitjes dhe në këtë formë po i ikin tatimit nga shteti, shkruan sot e përditshmja “Zëri”.
Njohësi i kësaj fushe Labinot Hashani, i ka thënë “Zërit” se nga 650 kompani të naftës, vetëm 45 prej tyre kanë hyrë në proces të fiskalizimit të veçantë dhe ato janë kompanitë më të mëdha. “ Të tjerat tash e 1 vit po e refuzojnë fiskalizimin e veçantë duke shkelur ligjin dhe duke pamundësuar që shteti të mbledhë tatimet nga shitja e derivateve të naftës” ka thënë ai, duke shtuar se “rreth 600 milion litra importohen dhe Administrata Tatimore duhet të deklarojë dhe të tregojë publikisht sa tatime ka mbledhur nga këto pika të shitjes së derivateve” ka thënë Hashani.
Edhe drejtori i Institutit “Riinvest” Lumir Abdixhiku, ka thënë se naftarët kosovarë janë arsyetuar se ngritja e çmimit të naftës në Kosovë është pasojë e ngritjes së çmimit nëpër bursa ndërkombëtare, që, sipas tij, kjo do të nënkuptonte se edhe ulja eventuale do të ndodhte njëtrajtësisht.
You Might also Like
Gjykata e Pejës ngre akuzë ndaj 14 serbëve për krime lufte në Kosovë
Gjykata themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër 14 serbëve të Klinës për të cilët…
By
Redaksia
1 Min Read
Daci u takua me imamin Shefqet Krasniqi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, ka pritur në selinë e tij,…
By
Redaksia
1 Min Read
Kryeministri, tjetër premtim të bujshëm: deri më 2020 presim anëtarësimin në NATO
Pas premtimit se më 2019 do marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evrpoian, Haradinaj…
By
Redaksia
1 Min Read
Kriza energjetike në Kosovë
Furnizimi me energji elektrike në Kosovë është duke u mbuluar nga importi, derisa në prodhim…
By
Redaksia
4 Min Read
Prifti nga Malisheva mallkon xhelatin e Ballkanit,Milloshevic që nuk i vrau miliona muslimanë shqiptarë
Një tjetër prift mallkon xhelatin e Ballkanit, Slobodan Milloshevicin që nuk i vrau miliona muslimanë…
By
Redaksia
1 Min Read
Pejë, theret një femër me thikë
Shtetasja shqiptare e Kosovës, Sh.C. (1991) është plagosur me thikë, në parkingun e ETC-së në…
By
Redaksia
1 Min Read
