Allahu i Madhëruar ka thënë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij dhe të silleni në mënyrë sa më të mirë me prindërit. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy i ka arritur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj: of! as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, por atyre thuaju fjalë të mira. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroji ata të dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël” . (Isra, 2,3-24)
“Ne e kemi porositur njeriun të sillet sa më mirë me prindërit …” (Ankebut, 8)
I Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë:
“A t’ ju tregoj për mëkatin më të madh?! …” pastaj ka permendur mospërfilljen e prindërve. (Muttefikun alejhi)
“Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindit dhe zemërimi i Allahut është në zemërimin e prindit.” (Sahih)
“Prindi është në dyert e mesme (më të mira) të Xhenetit, nëse dëshiron, ruaji e nëse dëshiron, humbi”. (Sahih Tirmidhi)
“Xheneti është nën këmbët e nënave.”
Transmetohet nga i Dërguari, alejhi selam, se ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet mosrespektuesi i prindërve, as menani (mbartësi i fjalëve), as konsumuesi i alkoolit dhe as ai që i beson sihrit (magjise)”. (Muslimi, Ibn Maxhe)
Ka thënë Abdullah ibn Umeri radijallahu anhuma: “Ka ardhur një beduin dhe ka thënë: -“O i Dërguar i Allahut, cilat janë mëkatet e mëdha?”
Ai, alejhi selam, i tha: “Shirku (t’i bësh Allahut shok)”.
-“Pastaj cila?” I tha: “Mospërfillja e prindërve.”
-“Pastaj cila?”
-“Pastaj betimi i rrejshëm”.
“Allahu ka mallkuar mosrespektuesin e prindërve.” (Nesaiu, Ibn Maxhe)
Uehb iben Munebih ka thënë: “Allahu ka thënë: “0 Musa, respektoji prindërit, sepse ai që respekton prindërit i zgjatet jeta dhe do të ketë fëmijë të sjellshëm, e kush nuk do t’i respektojë prindërit, do t’ i shkurtohet jeta dhe do të ketë fëmijë të praptë.”
“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu