Motorola hetohet nga Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka nisur dy hetime me bazë mosbesimi ndaj gjigantit amerikan, kompanisë Motorola, pas ankesave të bëra nga rivalët e saj, Apple dhe Microsoft.

Hetimet ndaj Motorola’s duhet të përcaktojë nëse kompania ka shkelur detyrimet e saj “Frand”, në lidhje me licencimin e drejtë të patentave.

Kjo, pasi që më parë Motorola ka kërkuar të hyra shtesë për patentat e saj nga të dyja kompanitë rivale, Microsoft dhe Apple.

Së fundmi është raportuar se Motorola ka kërkuar nga Apple rreth 2.25 për qind të shitjeve të iPhone, për përdorimin e patentave të saj, dhe BE-ja tani do të hetojë nëse kërkesa e Motorola’s përfshin tarifa tepër të larta. / kohaislame / 

Artikulli paraprakWindows XP ne rritje
Artikulli vijuesThemelohet Samsung Display