Grupi i Pavarur i Studentëve ka penguar mbajtjen e provimit të profesorit të Degës së Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të UP-së, Milazim Krasniqi. Derisa Krasniqi po mbante provimin, në sallë kanë hyrë tre studentë të këtij grupi, duke i thënë atij “racist”, “fashist” e “i poshtër”. Profesori Milazim Krasniqi, i kontaktuar nga “Epoka e re”, ka deklaruar se gjatë mbajtjes së provimit është penguar nga disa studentë. “Disa studentë, të cilët nuk janë të fakultetit tonë, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërtitur fashist e racist. Falë gjakftohtësisë sonë e kemi menaxhuar këtë situatë mirë. Më pas punëtorët e sigurimit i kanë larguar ata”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, kjo është shkelje e rëndë e disiplinës akademike. “Kjo është shkelje e rëndë e disiplinës akademike, me të cilën të duhet të merren organet e universitetit”, ka shtuar Krasniqi. Në komunikatën e lëshuar për medie nga Grupi i Pavarur i Studentëve është thënë se në aksionin simbolik është paraparë të shpërndahen disa fletë me shpjegime rreth nocionit të racizmit. Ndonëse në pamjet e transmetuara në medie nuk shihet se asistentët e Krasniqit, Gëzim Qerimi, Muhamet Jahiri dhe Alban Zeneli janë vërsulur drejt tyre. “Asistenti Gëzim Qerimi dhunshëm kap krahun e Roland Sylejmanit dhe flokët, duke kërcënuar se do të shihemi. Pas kësaj vjen roja e sigurimit dhe na largon në mënyrë të qetë. Duke dalë në korridor disa individë pyesnin rojën se a jemi këta që jemi futur te Milazimi dhe i kemi ik sigurimit. Mirëpo sigurimi nuk tregoi, tha se gjithçka është në rregull”, është thënë në komunikatë. Ata kanë thënë se janë kërcënuar me jetë. “Jemi shumë të shqetësuar me këto kërcënime nga njerëz të Milazim Krasniqit dhe asistenti Gëzim Qerimi. Të gjitha këto do t’i raportojmë në Policinë e Kosovës sepse ndihemi të kërcënuar”, është thënë në komunikatën e Grupit të Pavarur të Studentëve. (L. Klaiqi)/kohaislame
You Might also Like
Gjysma e PDK-së pa shkollë të mesme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është shprehur në mënyrë ironike për zyrtarët…
By
Redaksia
1 Min Read
Zgjedhjet, rrugëdalja e vetme
Vazhdimi i mandatit aktual qeverisës është vënë në pikëpyetje, pasi Qeveria ka humbur numrat në…
By
Redaksia
1 Min Read
Limaj: Ku me marrë si Blerandi
Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka folur për lakimin e emrit të Ministrit të Bujqësisë,…
By
Redaksia
2 Min Read
Sondazhi: Kush do të jetë kryetari i ri i LDK-së?
Po vazhdon një “luftë” e ashpër për të parin e LDK-së që nga hapja e…
By
Redaksia
1 Min Read
Bedri Hamza: Sektori i pagave duhet të rregullohet me ligj
Për të arsyetuar vendimet për rritje të pagave në foltore ka dal ministri i Financave…
By
Redaksia
1 Min Read
Qeveria shuan mijëra vende pune (Dokument)
Nga qershori i këtij viti, kur pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për…
By
Redaksia
4 Min Read
