Mrekullia (mu’xhizja) e sures Leheb

Nga hadithi i cili flet për shkakun e shpalljes së kësaj sureje, kuptojmë se gjatë shpalljes së sures Leheb, Ebu Lehebi dhe gruaja e tij kanë qenë gjallë.

Sipas të dhënave historike Ebu Lehebi ka vdekur gjatë luftës së Bedrit duke mos ndryshuar mendimin e tij për Muhammedin a.s. dhe fenë me të cilën ai erdhi.

Duke pasur në mend se mallkimi i tij dhe shpallja e sures Leheb ndodhi shumë më herët dhe se deri në vdekjen e tij kaloi një kohë e gjatë, dijen për atë se Ebu Lehebi nuk do të pendohet dhe do të mbetet në qëndrimet e tij të xhahilijetit mund ta dinte vetëm Allahu i Madhërishëm. Sepse kush përveç Tij mund ta dinte se Ebu Lehebi nuk do të pendohet gjate jetës së tij dhe të shpall ajete që do të lexohen edhe në Meke edhe në Medine ku mallkohet personi i cili ende është gjallë.

Ky është edhe një argument se Kurani është “shpallje e Zotit të botëve”.

Ja edhe domthënia e kësaj sure në gjuhën shqipe:

“Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra), E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.” (Leheb, 1-5)

Artikulli paraprakBibla dhe Kur’ani: Para sa vitesh ka filluar jeta e Ademit a.s. në tokë?
Artikulli vijuesFakte interesante që nuk i dini për luanët e bardhë