Nga 24 dekretet presidenciale që Trump ka nënshkruar në muajin e parë, më i debatueshmi ka qenë dekreti i nënshkruar më 27 janar i cili parashikonte ndalesën e vizave
Në muajin e parë të Donald Trumpit në zyrën ovale i cili është një prej “presidentëve më të jashtëzakonshëm” në historinë e SHBA-ve, janë shënuar disa zhvillime që kanë shkaktuar reagime, si ndalesa e vizave për qytetarët e 7 vendeve me shumicë të popullsisë muslimane, vendimi për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, “mospajtueshmëri e ashpër” me median dhe dorëheqja e këshilltari të sigurisë kombëtare, Michael Flynn, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump i cili mori detyrën zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, me çdo hap që ka hedhur, me çdo fjalë që ka thënë, me dekretet e diskutueshme dhe me “luftën” që ka hyrë me një pjesë të mediave ka qenë emri numër një në rendin e ditës.
Trump i cili ka shkaktuar debate të mëdha kryesisht me dekretin e cili parashikonte ndalesën e vizave për 3 muaj për qytetarët e 7 vendeve me shumicë popullsie muslimane dhe zbatueshmëria e të cilit u ndalua nga një gjykatës federal pas një kohe të shkurtër, mori një “plagë” edhe nga dorëheqja e Flynn, i cili ishte një prej emrave që konsiderohej si krahu i djathtë i tij.
Gjithashtu Trump në muajin e parë të detyrës ka nënshkruar edhe disa vendime që kanë lidhje me ekonominë e vendit, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë 4 përfaqësues të shteteve të huaja, si dhe me shumë prej tyre ka kryer biseda telefonike.
Dekretet presidenciale dhe ndalesa e vizave
Nga 24 dekretet presidenciale që Trump ka nënshkruar në muajin e parë, më i debatueshmi ka qenë dekreti i nënshkruar më 27 janar i cili parashikonte ndalesën e vizave. Ky dekret mbyllte dyert e SHBA-së për 3 muaj për qytetarët e vendeve me shumicë të popullsisë muslimane si Siria, Iraku, Libia, Sudani, Jemeni dhe Somalia, ndalonte pranimin e refugjatëve sirianë deri në një udhëzim të dytë, si dhe pezullonte për 4 muaj programin e SHBA-ve për refugjatët.
Pavarësisht se dekreti i Trump u ndalua nga një gjyqtar federal dhe pavarësisht se Gjykata e Apelit dha vendimin në të njëjtin drejtim, theksohet se Trump kërkon përsëri që të hedhë të njëjtin hap me një dekret të ngjashëm.
Trump gjithashtu me nënshkrimin e dekretit presidencial që parashikon ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën hodhi hapin konkret për të zbatuar premtimin e tij që ka shkaktuar debate që nga fushata zgjedhore e deri tani.
Duke përjetuar mosmarrëveshje serioze me qeverinë e Meksikës në çështjen e ndërtimit të murit, Trump në çdo herë ka pohuar se shpenzimet të cilat parashikohen të arrijnë deri në 15 miliardë dollarë të murit do të paguhen nga ana e Meksikës. Ndërsa presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, duke vënë në dukje se absolutisht nuk do ta pranojnë këtë kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në takimin me Trumpin të planifikuar për tu zhvilluar në Washington.
Gjithashtu Trump në muajin e parë të detyrës së tij ka kryer nënshkrime të rëndësishme të dekreteve të cilat tërheqin SHBA-të nga Marrëveshja e Bashkëpunimit Trans-Pacific (TPP), dekretin që hap rrugën për anulimin e reformës shëndetësore “Obamacare” si dhe shumë dekrete, rregullatore ekonomike dhe financiare.
Situata nuk u qetësua me median
Një ftohje të shpejtë në Washington ka shkaktuar edhe fakti që Trump arriti të merrte postin e presidentit duke kaluar demokraten Hillary Clinton, e cila ishte “favoritja” e sondazheve kryesore të mediave amerikane, Mediat Trumpit nuk i njohën aspak shanse që në momentin që ai deklaroi se do të garonte për zgjedhjet presidenciale.
Trump i përballur në mënyrë serioze me kritikat e medias për shumë veprime dhe deklarata të tij, shkaktoi zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit pasi u vendos përballë mediave duke dhënë edhe emra nëpërmjet llogarisë në median sociale. Trump i cili në muajin e parë ka hedhur mesatarisht 6 tweete në ditë, në shumicën e tyre ai ka patur në objektiv median amerikane.
Ndërsa kanë ndezur edhe më tej debatin mes Trump dhe mediave kryesore amerikane, lajmet në lidhje me pjesëmarrjet në ceremoninë e betimit të Trump. Institucionet mediatike pavarësisht se u treguan objektive, nga Trump u cilësuan se “shkruajnë lajme të pavërteta”, ndërkohë vazhduan të bënin lajme të ngjashme.
Pritet që të ndalin në pah në një periudhë të shkurtër tensionet mes medias e cila deri më sot ka qenë shumë ndikuese dhe Trumpit i cili është shprehur se “Tashmë nuk do të mund ta qeverisin më Shtëpinë e Bardhë”.
Dorëheqja e Flynn
Qeverisë Trump i ka kushtuar shumë edhe rritja e debateve në kuadër të pretendimit se një prej emrave më të afërt të Trumpit, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare Michael Flynn kishte “biseduar me ambasadorin rus në Washington” duke mos i treguar të vërtetën zv/presidentit Mike Pence.
Flynn duke njoftuar dorëheqjen e tij me kërkesë të Trump, ka hyrë në historinë amerikane si një prej këshilltarëve të sigurisë kombëtare që ka qëndruar me kohën më të shkurtër në këtë detyrë.
Një tjetër “firo” e qeverisë Trump ka qenë edhe tërheqja nga kandidimi për postin e sekretarit të punës nga Andrew Puzder i cili deklaroi dorëheqjen e tij nga kandidimi duke mos i rezistuar presioneve intensive.
4 të ftuarit në Shtëpinë e Bardhë
Trump si përfaqësuesen e parë të një shteti të huaj priti në Shtëpinë e Bardhë më 27 janar kryeministren britanike Theresa May. Ndërsa më 10 shkurt priti kryeministrin japonez Shizo Abe, më 13 shkurt kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe më 15 shkurt kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Teksa në konferencën për shtyp u reflektuan ndryshime në çështjen e ndalesës për migrantët në takimin Trump-May, tërhoqi vëmendjen takimi me Netanyahun për thirrjen “ndaloni ndërtimet e njësive të reja të vendbanimeve”. Gjithashtu Trump në konferencën për shtyp me Netanyahun për herë të parë deklaroi hapur se mund të pranonin në zgjidhje ndryshe nga “zgjidhja me dy shtete”.
Përveç pritjeve në Shtëpinë e Bardhë, Trump gjatë periudhës 1 mujore ka kryer edhe 29 biseda telefonike me krerët e shteteve dhe qeverive të huaja. Në bisedën telefonike të zhvilluar më 8 shkurt mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Trump u vendos theksi në luftën e përbashkët të dy vendeve kundër DEASH-it.
Ndërsa biseda telefonike më e përfolur e Trump ka qenë ajo me kryeministrin australian Malcolm Turnbull, për të cilën pretendohet se Trump është shprehur se ka “qenë biseda më e keqe telefonike”. Për këtë bisedë në media është raportuar se kryeministrit australian i është theksuar “prëgjegjësia” për shkak të një marrëveshjeje për refugjatët të kryer mes dy vendeve në periudhën e Obamës dhe se biseda është zhvilluar “jo e këndshme.”
Janë miratuar 14 anëtarë të kabinetit, 9 janë në pritje
Një prej çështjeve që ka qenë problematike për Trump në muajin e parë të detyrës së tij ka qenë edhe zhvillimi i ngadaltë i procesit në Senat për miratimin e anëtarëve të kabinetit. Ndryshe nga shumë presidentë të mëparshëm, në Senat janë miratuar vetëm 14 anëtarë të kabinetit Trump. Kandidati për Sekretarin e Punës Andrew Puzder është tërhequr nga kandidimi për shkak të presioneve intensive dhe në vend të tij është propozuar Alexander Acosta.
Për sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis dhe sekretarin e Sigurisë së Brendshme, John Kelly të cilët janë që të dy me të kaluar ushtarake në krahasim me të tjerët kanë patur miratim të shpejtë, ndërsa kandidaturat e sekretarit amerikan të Shtetit, Rez Tillerson, sekretarit Drejtësisë, Jeff Sessions dhe sekretarja e Arsimit, Betsy DeVos janë miratuar pas shumë diskutimeve të gjata.
Trump i cili pret ende miratimin e disa sekretarëve në lidhje me drejtimin e ekonomisë, akuzon demokratët në Senat se “përpiqen të vendosin në ngërç qeverinë”.
Ndërsa për në Gjykatën e Lartë Trump ka paraqitur si kandidat për pozicionin vakant 49 vjeçarin Neil Gorsuch, i cili krahas “identitetit konservator”, që tani ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik se si do të reflektojnë në vendimet e tij marrëdhëniet që ka me Trumpin.