Tiranë, gjendet eksploziv pranë gjimnazit “Petro Nini”

Një tjetër sasi eksplozivi e vendosur në një biçikletë është gjetur pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:51 të mëngjesit të sotëm, 12 shkurt 2015.

Sipas policise së Tiranes, biçikleta ishte e parkuar pranë pallatit 27 në rrugën ‘Sami Frashëri’.

Lënda plasëse është gjetur në një qese të mbështjellë me natriban dhe jashtë pakos me një fije teli.

Policia çaktivizoi pakon me eksploziv. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë informuar policinë për praninë e pakos së dyshimtë. Eksplozivi është çaktivizuar më pas nga forcat xheniere duke shmangur pasojat.

Ndërkohë grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të Akteve Terroriste dhe Krimet e Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda po punojnë intesivisht për të zbardhur, dokumentuar dhe identifikuar autorët.

Njëherazi materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vepra për qëllime terroriste”./oranews

Artikulli paraprakPresidenti bjellorus bëhet hit në internet, deshi ta rrëzojë Putinin (Video)
Artikulli vijuesVrasja e muslimanëve dhe politikanët tanë!