Rusia e shqetësuar në lidhje me praninë në Siri të komplekseve të lëvizshme raketorë të ardhura nga Libia

Rusia është e shqetësuar në lidhje me zotërimin nga ana e opozitës siriane të komplekseve të lëvizshme raketore, të cilët janë marrë nga Libia, deklaroi në Vjenë Kreu i administratës së Kremlinit, Sergei Ivanov.

Se ku do ta kenë vendndodhjen me tej këto komplekse dhe avionin civil të cilit shteti do të rrëzojnë, kjo nuk dihet. Kjo është e rrezikshme dhe shumë serioze, shtoi Sergei Ivanov. Ai theksoi se Rusia nuk furnizon Sirinë me armë sulmuese. “Ne furnizojmë Sirinë me armatime jodestabilizuese, bazuar në kontratat e nënshkruara më parë, në mënyrë që Siria të mund të mbrohet nga kërcënimet e jashtme”, – theksoi Ivanov.

Artikulli paraprakNjë shpërthim i fuqishëm buçiti në kryeqytetin e Jemenit
Artikulli vijuesKanë përfunduar testimet e automatikut të ri Kallashnikov