Mulla Idriz Gjilani – Figura madhore e kombit

 “…nuk e kapte as plumbi, edhe kur i kalonte nëpër xhybe e jelek…! Kurrë nuk binte pas pusisë, shtinte pip në këmbë, në ballë të betejës, me një krenari e besim të pa përshkruar. Kurrë nuk ka ndodhur që t’ia ketë kthyer shpinën armikut. Ai ishte shkëmb me emër që nuk lëkundej…!”  ushtaraku drenicas  Shefqet Bylykbashin, Kapitenin i Mbretit “Zogu i Parë”.

Kapiteni: “Biri im, unë nuk pata fatin të bëhem historian i luftërave heroike për atdhe, të luftëtarëve të gjeneratës sime… Po shkoj me shpresë se për Ju do të vijnë pranvera më të mira… Amanet një Mulla Idrisin…!

U nisa nga ky amanet. Amaneti i Kapiten Shefqetit . Në hulumtimin tim shumëvjeçar, gjeta se: Mulla Idrisi ishte një personalitet që kishte shtegtuar një jetë mbi teh të shpatës se kishte qenë një veprimtar fetar e atdhetar konsekuent, një orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës e besnik i fjalës, një predikues përparimtar, një mësues iluminist e rilindës – dhuratë për kombin. 

Në Mulla Idris Gilanin gjeta ideologun, luftëtarin, udhëheqësin e paepur në përpjekjet për ruajtjen e shqiptarësisë së Trojeve shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia Vërsajase. Në Mulla Idrisin gjeta komandantin e të gjitha fitoreve të fatosave kreshnikë të kombit shqiptar të periudhës së Luftës së Dytë Botërore në Kosovën Lindore. Realisht, në Mulla Idris Gjilanin gjeta, frymëzuesin, guximtarin, sakrifikuesin për ribashkimin e trojeve shqiptare, gjeta një Personalitet historik me përmasa legjendare që mund ta preferohej për shembulltyrë të rinisë shqiptare ademdemaçiane, e gatshme për sakrificë pa i vë çmim paraprak, për çlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë politike, diplomatike e ushtarake ballkanike, evropiane e botërore, si dje edhe sot.

U lind në Velekincë sot Idrizaj, katund në periferi të Gjilanit, më 4 qershor 1901, ndërkaq u martirizua si sot 60 vjet më parë, në orët e para tratës 26 nëntor 1949. Ishte biri i Hajrullah Hasanit të vëllazërisë Kurteshi, edhe ky i masakruar më 6 janar 1945, dhe i Salë Smakajt të Cernicës. Në moshën 10 vjeç, e mbaroi Mejtepin e Mulla Halim Cërnicës dhe e regjistroi Ruzhdinë në Gjilan, për tu aftësuar për punë administrative. Më 1913 mësimet i vazhdoi në “Medresenë e Vjetër” të Gjilanit, te myderrizi i shquar Abdyrrahim Efendi Llashtica. Gjatë Luftës së Parë Botërore e ndërpreu shkollimin e rregullt, por jo edhe mësimin, të cilin do ta kurorëzoi me diplomë për kryerjen e shkencave teologjike, pas mbarimit të shërbimit shtarak (1924/25) pikërisht më 1926.

Mulla Idris Gjilani pati shumë veçanti që e dallonin nga gjenerata e tij: aftësinë intelektuale krijuese, guximin civil, krenarinë shqiptare dhe dalëzotjen për detyrën e pranuar. Vërtet, janë të pakët ata që dijen dhe guximin për veprim e kanë në proporcion të barabartë, sa e pati Mulla Idrisi, i cili, me Besimin në Zotin dhe mbështetjen në të e më pas në popullin e trevave shqiptare, me gjoks do t’i çajë pengesat në interes të shqiptarësisë historike të  Kosovës dhe të tokave të tjera të Shqipërisë Etnike nën robërinë jugosllave.

U dallua si imam në Xhaminë e Pidiqit, në Karadak, nga viti 1927-1932 dhe si imam-ofiçar në Hogosh të Moravës së Poshtme, deri në vitin 1938, kur shkoi në detyrën e  anëtar i Mexhlis Ulemasë në Shkup, që e administronte jetën fetare e arsimore të viseve shqiptare nën administrimin shtetëror të Jugosllavisë Vërsajase. Këtu bëri emër në përmasa të jetës islame në Jugosllavi, kurse gjatë Luftës së Dytë Botërore, si i Pari i besimtarëve të Fesë Islame në Nënprefekturën e Gjilanit, Myfti dhe Nënmyfti, e si  imam ushtarak i Regjimentit IV të Ushtrisë së Mbretnisë Shqiptare, në Prishtinë, iu kushtua përpjekjeve për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike, duke u bërëLegjendë e gjallë për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës Lindore.

 

Vërtet, nga rinia e hershme Mulla Idrisi u përkiste radhëve ilegale të veprimtarëve të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe legale të Organizatës Politike Kombëtare Shqiptare “Xhemijeti”, kurse nga viti 1929, u përkiste radhëve ilegale më militante të “Komitetit të Kosovës” të figurës se madhe të kombit, Ferat bej Draga. Mulla Idris Velekinca, siç e njihte populli para Luftës së Dytë Botërore, nën robërinë jugosllave borgjeze ishte njëri ndër bedemet e para kundër shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve në Turqi. Të rikujtojmë këtu vetëm disa kërkesa ultimative të Mulla Idrisit para xhematit në xhamitë e Karadakut të Hashanisë e të Anamoravës në përgjithësi. Atyre që shitnin tokën për të shkuar në Turqi i thërriste: “…Ju nuk jeni as myslimanë as shqiptarë…! Kurrë nuk do të bëheni Turq!? Ktheni kaparet e tokës dhe qëndroni me pushkë e sëpata në dorë…!? Kështu do t’u urdhëronte Muhamedi a.s… Në vijimësi ua përsëriste thirrjen: “Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre, t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naselenikëve (kolonë) sllavë. Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bënë të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe për kombin…!” Se sa ishte i vendosur këto kërkesa tregon edhe kërcënimi që i bëri  mësuesit Giga Lenka të Kololeçiti cili i provokonte shqiptarë se “Kur do të ecnin për Turqi…?” Mulla Idrisi, i tutej vetëm Madhështisë së  Zotit dhe e ruante hakun ndaj Atdheut. I shkoi Gigës në zyrë dhe i tha copë: “Dëgjo, mësues! Nëse edhe njëherë i provokon shqiptarët për t’u shpërngulur, trutë kam për të t’i shpërndarë si fara të Lekës…!”.

Dhe, rrogën që merrte nuk e dërgonte, të tërën në familje. Si një paraprijës edhe për Ramë Bllacën, për ta forcuar besimin e bashkëqytetarëve se duhet të qëndrojnë aty ku kanë lindur, ndërtonte udhë, ura, kroje, Xhami, e mejtepe, për nevoja të popullit. Predikonte para xhematit se: “Fjala dëgjohet dhe harrohet, kurse hajrati shihet, përdoret dhe nuk harrohet!”. Mulla Idrisi, për ta zgjuar dashurinë e popullit për dije, për arsimin, Shumë shpesh, e citonte një “lutje” të Hazreti Alisë: “All‑llahu le të mos ma bekojë asnjë ditë në të cilën nuk mësoj diçka të re!”. Si Imam në Pidiq e ftoi xhematin: “Të hapim mejtepin për djem dhe vajza, t’u japim dije fëmijëve, që ta plotësojmë detyrën e prindit dhe të myslimanit!” . Këtë kërkesë Mulla Idrisi, do ta mbështeste në ajetin kur’anor: “Lexo, në emër të Zotit tënd, i cili të ka krijuar!” Kredo e veprimtarisë kulturore dhe arsimore e Mulla Idrisit, ishte: “Pa shkollim fetar nuk ka fe të mirëfilltë. Xhahili (injoranti) është argat i robërisë dhe i xhehnemit (ferrit)!” dhe “S’ka fe pa atdhe!” dhe “Pa një atdhe të lirë feja nuk mbahet, nuk mund t’ushtrohet…!”

I mbështetur në urdhrin e Profetit Muhammed: “Lype dijen nëse është edhe në Kinë!”, porosiste: “Dija le të vije nga e djathta dhe nga e majta, vetëm mbushe kokën!” ‑ që do të thoshte, nga Lindja dhe  Perëndimit, dhe, në mënyrën më autoritare konstatonte: “Vlera e njeriut matet me dijen e tij!”.

Ndonëse Mulla Idrisi ishte trupshkurtër, dukej impozant. Prej moshës 35‑vjeçare barti mjekër, i vetmi hoxhë i moshës së tij, në kohën e tij, në viset e
Kosovës Lindore, me synetin e Pejgamberit. Meqë arriti famë, më 19 maj 1938, u zgjodh anëtar i “Mexhlisit të Ulemave” të “Kuvendit fetaro‑arsimor të Vakëfit të Shkupit”, i ngarkuar me detyra e Kryepredikuesit. Në këtë detyrë do të tregohet Energjik, me aftësi të rralla krijuese e studiuese shkencore, filozofike e moralizuese‑pedagogjike. Në dosjen e tij, në Rijasetin e Sarajevës, ishte shënuar konstatimi: “Flet dhe shkruan arabisht, turqisht dhe serbokroatisht, kurse shqip vetëm flet”. Në dosje nuk mund të konstatohej se “dinë shkrim‑leximin shqip”, nga se shkrim‑leximi shqip ishte “vepër” e dënueshme, krim politik kundër Jugosllavisë!?!

 

Mirëpo, ishte fakt që e dinin mirë të gjithë bashkëpunëtorët e tij, se Mulla Idrisi, ishte në kontakt të fshehtë me personelin e konsullatës shqiptare në Shkup dhe prej tyre merrte libra  historiografike dhe revista fetare, të cilat i shpërndante midis rinisë medresante, hoxhallarëve dhe krerëve popullorë. I pëlqente më shumë shkrimet e Ferit Vokopolës, Ibrahim Dalliut, Haki Sharofit, Sadik Beges, e të Sherif Putres, kurse për hoxh të vetin e kishte rilindësin Hafëz Ali Korça, të cilit ia dinte veprat shqip me alfabet arab e me alfabet kombëtar dhe përpiqej që ta emitonte në veprimtari. Ish-nxënësi Medresesë së Madhe në Shkup,  etnologu Kadri Halimi do të konstatojë: “Mulla Idrisi, qysh e kam kuptuar unë, ishte edhe fetar edhe kombëtar,  ideolog iluminist arsimdashës…”, kurse sipas ish‑nxënësi i Medresesë së Reformuar “Isa Beg”,  mësuesit Reshati Hoxha: “Mulla Idrisi ishte njeri revolucionar, i afërt me popull, i këndshëm për bashkëbisedim, përkrahës i përparimit, bamirës për të varfërit. Na mësonte dhe na këshillonte për mësim, na ofronte…!”

Realisht, posti i Kryepredikuesit në Ulema mexhlisin e Shkupit. ia bëri të mundshëm që t’i vinte në jetë idetë e veta iluministe e rilindëse, “Nxënësit tanë(talebët) më nuk duhet të mësojnë vetëm për leximin e Kur’anit, por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit. Nxënësit tanë(talebët) duhet t’i nisim në rrugën për ta njohur Islamin dhe jo për ta prezantuar atë si diçka statike…!” do të konstatojë në mbledhjen e Ulema mexhlisit, më  25 qershor 1938. Në vitet 1938‑1940, Mulla Idrisi ishte njëri ndër bashkëpunëtorët e revistës vjetore: “Glasnik Islamske vjerske zajednice” të Sarajevës, autor i disa punimeve të botuara osmanisht (turqisht) me alfabet arab‑osman dhe serbo‑kroatisht me alfabetin cirilik. Veçanërisht punimet “Lindja e Pejgamberit” (osmanisht) dhe “Vëllazëria islame”në gjuhën serbe janë me vlera të mëdha si hartime dhe si studime, me rëndësi aktuale edhe për kohën tonë. Sipas Mulla Idrisit, “Besimi dhe Islami është një bashkësi mendore e përhershme, një lidhje njerëzore (morale) e lartë”.Duke e vlerësuar drejtë rolin e Islamit në dijet shkencore si e mirë e njerëzimit, Mulla Idrisi do të saktësojë: “Është fakt se po të mos ekzistonin Meka dhe Medina shkenca në Damask nuk do të ekzistonte. E po të mos ishte Damasku si qendër e shkencës, nuk do të ekzistonte Bagdadi në mungesë të të cilit nuk do të lindnin Samarkanda dhe Buhara, e në to edhe shkencat astronomike dhe fizike, kimia, mjekësia, filozofia e shkencat e tjera. Po të mos ishin Samarkanda dhe Buhara si qendra shkencore nuk do të ekzistonte as Andaluzia. Drita nga Andaluzia po të mos ndriçonte, vallë si do të zgjohej Evropa”.

Do të quhet “Gjilani”pasi bëri emër në Mbrojtja Kombëtare e Kosovës nga fundi i vitit 1942. Realisht, nga mesi i prillit të vitit 1941, Mulla Idrisi iu bashkua Iljaz Agushit dhe Haçif Tetovës në përpjekjet për bashkimin, me “Mbretnin Shqiptare”, të pjesës së Shqipërisë Etnike në Zonën okupuese fashizoide bullgare. Realisht, nga kjo kohë Mulla Idris Gjilanin e kemi në ballë të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës Lindore, kurse më 15 nëntor 1944, i vuri themelet e Lëvizjës së Rezistencës Shqiptare kundër ripushtimit jugosllav komunist, e nga mesi i marsit 1945, u konsiderua si vlerë morale iniciale e Organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare. Se Mulla Idrisi ishte i denjë për udhëheqës dëshmoi me Fjalën e Përshëndetëse në Manifestimin për Ditën e Flamurit, më 28 nëntor 1941, nëGarnizonin e Prishtinës. Duke pasur para vetës ushtarakë e ushtarë shqiptarë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë nën Flamurin shqiptar, midis të tjerash, saktësoi: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut…!”Këtë mendim do ta përforcojë, në vijimësi para ushtarëve dhe Vullnetarëve në karakolla e transhe në linjën kufitare me Serbinë nga Përpallaci deri në afërsi të Kumanovës. 

Sipas Mulla Idrisit,  ndarja e tokave shqiptare në Zona të interesit midis pushtuesve nazi-fashist ishte një padrejtësi e re evropiane për kombin shqiptar, ndaj predikonte hapur: “Më të parën që krijoi Zoti është arsyeja!” dhe konstatonte: “Pra, edhe bashkimi i Shqipërisë, sot e copëtuar prej gjermanëve, italianëve dhe bullgarëve, është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”. Me një sens gjenial Si një tribun me përvojë të madhe, rinisë komuniste shqiptare, krerëve popullorë që i mbështetnin, nëpunësve, mësuesve e ushtarakëve antifashist prokomunistë “… u vinte në spikamë se rruga politike me komunistët sllavë pashmangshëm ka për t’i futur në luftë qytetare shqiptare dhe në zhgënjim individual, ose në tradhti ndaj kombit…!”dhe u vinte në spikamë se: “Shqiptari nuk mund të çlirohet pa u mbështetur në forcat ndërkombëtare demokratike, por kurrë nuk do të fitojë liri duke u mbështetur në fqinjët armiq tradicionalë të Shqipërisë Etnike, e aq më pak duke u mbështetur në komunisto‑çetnikët serbë…!”. Më 25 prill 1943, në Male të Livoçit, Mulla Idrisi, midis të tjerave, i tha Fadil Hoxhës: “… Ti, djalo, po i bën argat dreqit, se liria e vatanit, ta kam thënë edhe më parë (tetor 1942), nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe…!”. Po atë ditë, ia la një mësim të përjetshëm edhe mësuesit elbasanas komunistHasan Dylxherit, (i martuar me shkinë): “O mësues, mysafir! Nëse nuk mund të ndihmosh, mos shkatërro atë që na e fali Koha dhe, puno që shtëpisë t’i vihet kulmi…! Dije se nuk e quajnë bylyk një kope me derra e me dele, të përziera…!”

 

Nga fundi i korrikurt 1943, kur ndodhën tronditje në pushtetin e Romës, Mulla Idrisi e shtroi, në Myftini (ku kishte edhe ithtarë të antifashistëve komunistë), për diskutim, çështjen: “Si të veprojmë me Nacionalçlirimtaren komuniste?!” Pasi dëgjoi shumë mendime, edhe kontradiktore, e përmbylli diskutimin me konstatimin: “Rreziku për Vatanin mund të largohet vetëm me pushkë. Kufirin kemi mundësi ta ruajmë nga armiku i jashtëm, por lirinë nuk mund ta sigurojmë me lutje, ledhatime e hajmali prej tradhtisë, e tradhti është edhe nëse ndihmon tradhtinë, edhe nëse tradhtohesh. Për çlirim ka vetëm një rrugë, ajo e bashkimit, pa ndarje ideologjike e fetare, lufta për komunizëm është mashtrim, është tradhti…!” Dhe, më 2 Gusht 1943, Mulla Idrisi e thirri, në “Pazarishtë” të Gjilanit, një Kuvend gjithëpopullor të Nënprefekturës së Gjilanit, ku  morën pjesë disa mijëra burra kryesisht të armat
osur.Fjalimi i Mulla Idrisit është historik, mësim për shumë gjenerata:

“Vëllezër shqiptarë!”

Ende pa u bashkuar e tërë Shqipëria etnike, pa i bashkuar viset e Shkupit, kërthizë të Shqipërisë, viset e Kumanovës, të Preshevës e të Bujanocit, viset e Siriniqit e të Zhegocit, të Pozharanit e të Kaçanikut, të Podjevës, të Vushtrrisë, të Mitrovicës, të Pazarit, të Bihorit, të Plavës, të Gucisë e të Tivarit me Shqipërinë, ende pa e siguruar Shqipërinë Etnike dhe jo të Madhe, siç thonë komunistët, u lind një rrezik i ri, një murtajë tjetër për Kosovën ‑ Djep i shqiptarizmit!

Ne, burrërisht, ka dy vjet që, me pushkën plotë, i presim kërcënimet e çetnikëve e të drazhistave serbë e malazezë. Ka burra që me muaj, e mot, nuk janë ndarë nga silahu, nga pushka, për lirinë e popullit tonë, të shumëvuajtur…! Por, sot, Atdheut tonë po i kanoset një armik tjetër, komunizmi i Rusisë…!

Ju keni dëgjuar se një Tito, një i quajtur babë i komunistëve jugosllavë, po e lypë edhe Kosovën për Jugosllavinë e dytë, komuniste, në kufijtë e asaj të Kral Petrit. Ajo Jugosllavi e Kralit u prish falë Hitlerit dhe ushtrisë trime të Gjermanisë dhe shpëtuam…! Tashti, partizanët e Titos po i afrohen kufirit të Shqipërisë Etnike, atje ku duhet të jemi sot ose nesër! Kosova jonë, edhe ashtu e copëtuar, nesër ka për t’u bërë kasaphanë e komunistëve jugosllavë dhe e çetnikëve serbë e malazezë, sepse për Kosovën, e kundër shqiptarëve, gjithmonë janë bashkuar dreqi dhe i biri, e do të bashkohet çetniku e drazhisti, nediçevci e komunisti…!

Dhe, ne vetëm të bashkuar rreth Flamurit të Shqipërisë, të gjithë dhe, pa tarafe e partina, mund t’u bëjmë ballë armiqve shekullor, e jo vetëm t’i ruajmë pregjët e shtëpive tona, por edhe ta bashkojmë Shqipërinë etnike.

Vëllezër, trima, luftëtarë!

Ju thërrasë dhe Ju pyes: A po luftojmë si luftuan burrat për Vatanin, qoftë Kral apo Titë, ai? Sot është koha të përcaktohemi me vullnet e me betim!”

Pasi mori përgjigjen e masës: “Luftë, luftë…!”, Mulla Idrisi e përmbylli fjalimin: “Pra, burra, t’i kapim armët me të djathtën dhe të vrapojmë në Kufirin e Shqipërisë…! Atje u presin ushtarët dhe oficerët e kufirit dhe atje do të më gjeni mua…! Zoti na ndihmoftë dhe na bekoftë…!”

 

Fjala dhe hapi të Mulla Idrisit, në çdo situatë, ishin plotësisht të përputhshme. Pas kapitullimit të Italisë Fashiste dhe ngritjes së Lidhjes së Dytë të Prizrenit (16-21 shtator 1943), rëndësia e Mulla Idrisit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, sa vinte dhe shtohej, duke u bërë Vlerë shembullore e luftëtarit dhe të komandantit të të gjitha fitoreve, pa asnjë humbje përballë mësymjeve të hordhive   bullgare fashizoide dhe çetnike e komuniste serbe në vise të Kosovës Lindore. Si Komandant i Vullnetarëve të Zonës IV të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, në radhët e bashkëluftëtarëve i pranonte vetëm ata që para Tij e jepnin Betim: “Betohem se nuk do të tradhtojë, kthim prapa s’ka, plaçkë s’ka, dhunë s’ka, në erz e në namuz të armikut nuk preki dhe do të luftojë deri në fund të jetës sime për Lirinë e Shqipërisë të bashkuar…!” Komandanti Mulla Idrisi, bashkëluftëtarëve, shumë shpesh ua vinte në spikamë mendimin e tij, këshillë mbi këshilla: “Njeriu ka një nënë, ka një babë, ka një Zot, ka një Vatan që i detyrohet jeta e njeriut. Ai që vdes për të cliruar Vatanin është hallall djalë, është i dashuri i Perëndisë (pasi ai pati synim vetem kenaqesine e Tij). Atij kurrë nuk i shqimen kandilat, sepse shkon shehid. Pa vatan të lirë nuk ka as jetë, as familje, as fe, as liri dhe as xhehnet…!”

Sipas ish-komunist Vehbi Rexhepi: Mulla Idrisi “Si personalitet largpamës, nuk ishte as nacionalist, as fashist, as komunist ‑ ishte vetëm atdhetar dhe shumë human…!” , e sipas Bashkëluftëtarëve të Tij: “Mulla Idrisit i kishte hije pushka. Hoxhë i fjalës e i luftës…! Nuk kishte krih, por sikur fluturonte. Ku kriste pushka, aty do të shihet edhe Mulla Idrisi. Nuk e kapte plumbi…!” Vërtet, në linja të luftës qarkullonte gojëdhëna  “Mulla Idrisizin…nuk e kapte plumbi edhe pse luftonte pa i zbritur kalit”!

Komandanti i “Kreshnikëve të veshur me këmishët e vdekjes”, për ribashkimin dhe lirinë e Shqipërisë Etnike, Mulla Idrisi, ishte ndjekësi më besnik i mendimit politik të themeluesit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, Iljaz Haxhí Agushit, Ministër i Punëve Botore dhe Nënkryeministër e Zëvendëskryeministër i Mbretnisë Shqiptare midis 3 dhjetorit 1941 dhe 14 nëntorit 1943. Në Varrmin e Iljaz Agusit, më 29 tetor 1943, i vrarë në Tiranë, nga komunistet kosovaro-tiranas, më 27 tetor 1943, Komandantin e Vullnetarëve njëkohësisht Myfti i Nënprefekturës së Gjilanit dheImam i Rexhimentit të IV-të në Prishtinë, Mulla Idirisin, e shoqëronin: komandanti i Ushtrisë Kombëtare të Shtetit Shqiptar, kolonel Rexhep Gjilanit dhe kapitennët: Mark Dredha dhe Shefqet Bylykbashi Fjalën para Varrit të Iljaz Agushit, Mulla Idrisi, e përmbylli me konstatimin: “Dashtë Zoti që, me varrosjen e trupit të Iljaz Agushit, të mos varroset edhe trupi i Shqipërisë Etnike, që e bëri Iljazi, ‑ “Fisniku i atdheut dhe i fesë, një yll që kurrë nuk do të fiket, sepse jetoi, u përpoq dhe u bë Shehit i Vatanit…!” Sipas konceptit  fetar dhe politik kombëtar që kultivonte Mulla Idrisi: “Shehit bëhet vetëm ai qi ka fatin të goditët nga ana e përparme, në ballë! Nëse ia kthen shpinën armikut të Vatanit e të Fesë, shkon poshtë, pa vlerë, sepse e humbë edhe jetën edhe Vatanin…!”

 

Në vijim të përmendim vetëm epopetë më të lavdishme të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore të vitit 1944:Lufta e Velegllavës  e datës 28 qershor , Luftën e Kikës më 26dhe 27 korrik, Lufta e  Preshevën më 11 dhe 12 shtator, dhe Luftae Bajramit  për Bujanocit, më 18 dhe 19 shtator. Këto Epope u fituan si rezultat i aktivitetit propagandistik, luftarak e komandues të Mulla Idris Gjilanit,  i cili  në prag të Festës së  Bajramit të Madh e kishte lëshuar thirrjen e pashkelshme për popullsinë: “Porsa të jepet kushtrimi, të vraponi në kufi…! Leni sillat e shtruara(të Bajramit) dhe kufomat mbi dhe, e ejani në kufi, sepse e kemi në rrezik  Kombin, Atdheun dhe Fenë…!”Pas këtyre luftërave të fituara, Mulla Idrisi, i cili këso kohe kishte postin e Nënmiftiut të Gjilanit,  thuaje se as flinte as zbriste nga “Allxhi”, e si me krahë shkonte për linjë të kufirit, nëpër pozicione, duke i ftuar vullnetarët dhe ushtarakët të rrisnin vigjilencën, gatishmërinë dhe vendosmërinë: “Asnjë minutë nuk guxojmë për t’i mbyllur sytë para fatkeqësive që na kërcënohen. Vigjilenca është kusht për fitore, kurse gafilia është hap në tradhti, sepse këtë Bajram ka për ta shënuar historia si Ditë të Kufirit të Shqipërisë etnike, por kjo nuk mund të bëhet pa therori, pa gjakun tonë, pa jetën e falur të Dëshmorëve …!”

Nënprefekti i Gjilanit, Hamit Kroj, në relacionin: “Shërbimet patriotike të N/Myftis Idris Hajrullahi” për Kryemyftininë e Prishtinës, më 6 tetor 1944, fitoret  “më 26, 27 korrik, 11-12, 18 e 19 shtator 44” i quajti fryt të aktivitetit politik kombëtar, luftarak dhe komandues të Mulla Idrisit dhe, midis të tjerash, saktësoi: “Në këto çaste e momente të kritikshme që vendi ynë kalonte, me gjithë se të pa pregatitun, nuk mungoi populli shqiptar me armë e pa armë të vrapoj aty ku
nderi dhe Atdheu e kërkonte, e në mes kësaj mase i papritun dhe i pakujtuem nga populli- tue pa nevojën e rrezikun q’e kërcnonte  vendin- e tue pas para të gjitha Atdhen, shifet në krye  të turmës si flamurtar Nën Myftiu i Gjilanit Z. Idriz Hajrullahi. Gjesti i Nën Myftis, për veç që merrte pjesë vet në Luftimet e bame, q’ish nji sakrificë personale e tij, por nga tjetër anë asht simboli i vetëm në kët rajon qi ka mundun të shtojë kurajën popullit dhe të ndiqet prej të gjithëve pa përjashtim, tue fitue nji simpati e admirim si prej kreshnikëve dhe vullnetarëve”.

 

Këtij mendimi mund t’ia shtonim vetëm konstatimin e reporterit të Luftës, Faton Ahmet Gashit: ”Anmiqt mësyejnë, përplasen e thyhen. Ni fenomen qi s’asht pamë kurrë…!” Vërtet, Kosova Lindore këso kohe kishte rolin e portës kryesore të kalasë shqiptare, të cilës i ishte kushtuar ta mbante mbyllur Mulla Idrisi, i cili me dije, sinqeritet dhe guxim e ftonte gjakun shqiptar: “Komunizmi serb i bashkuar me çetnikizmin dhe bullgarët fashizoid po troketë në derën kryes­ore të Shqipërisë. Po u hapë kjo derë, Kosova do të ulet në gjak,  kurse Shqipëria do të gjymtohet, ndoshta, për jetë të jetënave…!”

Nga fillimi i tetorit 1944, një oficer i lartë i Regjimentit IV të Ushtrisë së Shqipërisë i tha, në Besë, Mulla Idrisit:”Çështja e Shqipërisë Etnike, hëpërhë, përfundoi, meqë në Shqipëri doli fitimtare LANÇ‑ja, e cila po e mbështet LNÇ‑në komuniste jugosllave e kosovare shqiptare separatiste…!” Këtë informatë, Mulla Idrisi e përjetoi si thikë në zemër, ndaj e ftoi “Shtabin luftarak” të vullnetarëve ‑ bashkëluftëtarët më të vendosur, dhe ua vuri në spikamë të ardhmen e hidhur. Kumti i Mulla Idrisit ka përmbajtje e porosi historike me vlera edhe për sot e për mot:

 

…Vëllezër bashkë­luftëtarë…!

Lufta jonë, këso rasti, është e humbur, sepse aleati ynë i sinqertë, Gjermani, po thyhet para forcave komuniste ruso‑sllave dhe të aleatëve të saj: Anglisë dhe Amerikës…!?! Edhe lufta jonë, fatkeqë­sisht, ka për ta pësuar fatin e luftës së aleatëve që na i imponoi koha, fati historik. Por, sa unë mendoj, ne nuk mund t’i dorëzojmë armët, sepse nuk kemi tjetër atdhe, përpos këtij që po e mbrojmë…!

Dhe, mendoj se, ushtria komuniste e çetnike e Serbisë dhe e Titos në Kosovën shqiptare duhet të kalojnë vetëm mbi trupat tanë, nëpër gjakun e bijve të Kosovës kreshnike…!

Këtë luftë ne duhet ta bëjmë, tashti, për dy gjëra më kryesore: E para, jemi betuar se tokat e Shqipërisë etnike nuk do t’ia dorëzojmë për të gjallët tanë, asnjë pushtuesit. E dyta, gjaku ynë ka për të qenë argument për kërkesat tona historike dhe armë për luftën e bijve tanë, që u lindën në kohën e këtyre luftërave për Shqipërinë etnike. Sepse, pas dyzet vjet bijtë tanë kanë për ta kërkuar gjakun e baballarëve, të derdhur për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e Shqipërisë, që sot po e shkelin Fuqitë e Mëdha të Botës…!?!” Mulla Idrisi e përmbylli fjalën me një porosi profetike:”Fitorja jonë e vetme është qe sot, burrërisht, t’ua lëmë të bijve tanë për armë të fitores gjakun tonë, amanet për lirinë e Vatanit…! Kush është lodhur, apo kush është mërzitur, le të kthehet në shtëpi, së paku të mos u vuajnë fëmija…!?”

Në frymën e kërkesave të Mulla Idrisit u fitua edhe Lufta e Dytë për Bujanocin më 29 tetor 1944 në pozicionet eBreznicës. Në moment të  pushimit të armëve, në pozitat për luftë, Mulla Idrisi do të përballet me disa pyetje kureshtare nga bashkëluftëtarët besnikë: “A do ta fitojmë luftën, Komandant..?”- ishte pyetja e parë në të cilën Mulla Idrisi u përgjigj dora-dorës: “Humbë vetëm ai popull, që nuk lufton për Vatanin e vet!”. Një luftëtar i ri u bë sikur nuk e kuptoi fjalën “Vatan” ndaj pyeti: “…Çka është Vatani, Mulla Idris…?!”  Mulla Idrisit, ndonëse i lodhur, kjo i erdhi si infuzion: “Vatan është Shqipëria, është toka ku u lind i pari jonë, ku i kemi varret e baballarëve, ku shqiptari është trashëguar djalë pas djali, kur njeriu nga katra u ngrit në dy këmbë…!” Dhe, si pasherr, një bashkëluftëtar, djalë i ri, shtroi pyetjen tjetër: “Sa është Shqipëria, Zotëri komandant…?” Mulla Idrisi, sikur u ndie se është në Ballë të oxhakut, ndaj i thërriti: “Biri im, Shqipëri është krejt vendi ku ujit i thuhet ujë, e ku bukës i thuhet bukë. Ky vend dikur ka qenë shumë i madh, por tashti, siç shkroi gazeta “KOSOVA”, ka vetëm 74000 km2. Të mos luftosh për ta bashkuar këtë tokë është tradhti. Të bëhesh kurban i lirisë së kësaj toke, është pavdekshmëri dhe Lavdi e Perëndisë, sepse vetëm Shehiti për fe e atdhe nuk përgjigjet për gabimet dhe fajet në këtë botë. Ai shkon i pastër te Zoti, sepse është i larë me gjakun e vet…!”

Mirëpo një luftëtar i moshuar, që njihej edhe si i afërt më komunistët, ndërhyri me një pyetje qartë me tendencë politike të caktuar: “Hoxhë!…Kush jemi në rrugë të drejtë: Ne, Mbrojtja Kombëtare e Kufirit, apo vëllezërit tanë partizanë ‑ komunistë, të cilët e morën Shqipërinë dhe hynë në Kosovë, me luftë të përbashkët me shkijet…?!” Kjo pyetje e shtini në hall Mulla Idris Gjilanin, i cili, së pari e nxori Kur’anin nga gjiri, e vuri mbi tokë dhe revolen ia vuri mbi, pa e lëshuar nga dora, e tani u thërriti bashkëluftëtarëve: “Pasha këtë Kur’an (fjale) të Allahut, Dheu i kësaj Shqipërie të mos më lashtë brenda, na jemi në luftë të drejtë: para Zotit, para popullit, para historisë dhe para Vatanit…!”

Aty nga mesi i Nëntorit 1944, Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore u shthur në shembullin e shthurjes së Mbrojtjes Kombëtare në viset e tjera të Kosovës. Këtë shthurje e deklaruan, më 13 nëntor 1944, krerët dhe hoxhallarët e Moravës së Poshtme, të tubuar përreth Myderrisit Haki Efendi Sermaxha të Hogoshit.

Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore, Mulla Idris Gjilani nuk pranoi ta shkelte Betimin, ndaj pasi deklaroi se: “Njëqind vjet n’i paça jetë, të gjitha kam për t’i kaluar kaçak, e kurrë nuk kam për t’u pajtuar me pushtuesin e Kosovës, e copëtuesin e Shqipërisë…!”, e la Kuvendin dhe i ndjekur nga tra-katër bashkëluftëtarë, iu qep maleve të Gallapit e të Kosovës Lindore për ta organizuar Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare kundër pushtuesit jugosllav kominternist, me përkrahje parësore të ushtrisë bullgare, si dorë e zgjatur e Rusisë. Madje, më 14 nëntor 1944 komandanti i njësisë bullgare okupuese, e cila gjatë natës ishte strehuar në gjirin familjar të serbëve Kërzhlanë të Hodonocit, u tha shqiptarëve se  “Në Kosovë kemi ardhur me urdhër të Komandës Supreme të Rusisë, që së bashku me shqiptarët të hyjmë në Gjilan e në Kaçanik para ushtrisë serbe…!”

Madhori i Kombit, Mulla Idris Gjilani, i përcaktuar për kurban i Shqipërisë Etnike, me datën 17 nëntor 1944, në nëKuvendin e Suharnës e themeloi  Shtabin Dtrejtues të Lëvisjes së Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore. Në fjalën e tij para bashkëluftëtarëve dhe popullit, rikonstatoi se: “Hëpërhë, zgjidhja e çështjes së bashkimit dhe të lirisë së Shqipërisë etnike u vulos me tradhtinë e komunistëve shqiptarë, aleatë politikë e luftarakë të sllavo‑komunistëve pansllavistë, por ideja për Shqipërinë e bashkuar dhe të lirë mbi Programin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, e mbjellë në ndërgjegjen shqiptare të Kosovës, duhet të ruhet edhe me sak
rifica mbinjerëzore, duke i bërë kurban të kësaj ideje evladët, familjet, miqtë dhe vetën…!” Ndërkaq, misionarëve të partizanëve shqiptarë që kërkonn nga Mulla Idrisi që t’u bashkohej në luftë kundër forcave gjermane në Serbi, Bosnje e Kroaci, do t’u përgjigjet: “Nuk luftoj veresi! Pranoj të bashkohem me partizanët shqiptarë dhe nuk më intereson ideologjia e tyre politike, por me kusht që Jugosllavia paraprakisht të nënshkruaj se garanton shprehjen e lirë të popullit shqiptar sot nën armët e komunistëve jugosllavë. Kjo të behët në prani të përfaqësuesve të Anglisë dhe të Amerikës…!”

 

Në Kuvendin Themelues të “Shtabit Suprem të Kosës” në  Tërpezë të Moravës së Epërme, më 1 dhjetor 1944, i Organizuar nga Adem Gllavica në mbështetje të Hysen Tërpezës,  mori pjesë edhe Mulla Idris Gjilani, por nuk e aprovoi platformën luftarake për sulme në qytetete. Ai tha se: “Nuk është mençuri as strategji luftarake as politike të lëshohemi në luftë frontale me ushtrinë partizane, qoftë jugosllave ose shqiptare, sepse nuk kemi forca të mjaftueshme për t’i mbajtur në duart tona qytetet e çliruara dhe tani për hakmarrje pushtuesi ka për të vrarë mbarë, gra e fëmijë…!” Madje u sugjeroi: “Vëllezër, t’i shpërndajmë luftëtarët e rinj, që mund të rekrutohen nëpër ushtritë partizane, mundësisht në ato shqiptare dhe djemtë që dinë shkrim‑lexim, që të infiltrohen në shërbimet administrative, në komuna e rrethe, mandej në polici, e kështu ta marrim pushtetin nga brenda, sepse nuk kemi rrugë më të shkurtër për fitoren…!”

Mirëpo, me kërkesën unanim të “Shtabit Suprem”, të sapo formuar, Mulla Idrisi e mbajti një fjalë historike para njësive përcjellëse të anëtarëve të “Shtabit Suprem të Kosovës”:

Vëllezër trima!

Ju, mbrojtës të lirisë së Vatanit, keni marrë mbi vete detyrë të rëndë, para popullit dhe para Zotit, i cili ka për të na ndihmuar, sepse të mbrosh popullin e Vatrën nga dhunues e pushtues është detyrë e shenjtë…!

Jemi në luftën që nuk ka të sosur dhe nuk duhet të frikësohemi nga vdekja, sepse Shehid bëhet vetëm ai, që Zoti ia ka shkruar atë shpërblim, i vetmi që e shpërblen jetën…!

Tashti, në rrethanat që gjendemi, duhet të qëndrojmë rojë kujdestare e Vatrave tona, gjithmonë syrin në shënjestër të pushkës kundër atyre që vrasin vëllezërit tanë duarthatë, në shtëpia dhe ara të tyre, kundër atyre të cilët kallin vendbanimet tona të pambrojtura…!”

Në një moment kur të gjithë ishin bërë sy e vesh, me një shkathtësi, e shpërthekoi xhyben, e hapi me të dyjat, si krahë shqiponje, dhe u thërriti: “Shihni! Dhjetëra bira të plumbave…! Kurrë nuk kam rënë në pusi, as pas lisit as pas gurit, por asnjë plumb nuk më rroku në trup…!? Kush vdes për Atdhe, për lirinë e jetën e popullit, shkon Shehit te Zoti, por unë nuk e pata atë fat…!

Ndaj, mos u frikësoni nga vdekja dhe të qëndrojmë burrërisht në detyrën tonë të shenjtë. Mëshira e të Madhit zot qoftë mbi Juve e popullin tonë të vuajtur…!”

Mulla Idrisi: “Në Ferizaj dhe në asnjë qytet nuk do të sulmoja si komandant,

por si ushtar, nuk mund të ndahem prej bashkëluftëtarëve…!”

Anëtarëve të “Shtabit Suprem” që kërkonin t’u printe në sulmin për Ferizajn, më 2 dhjetor 1944, por nuk pranoi dhe me përvuajturi u tha: “Asnjë vendim i ngutshëm nuk është i mirë…! Unë nuk e kam menduar këtë punë dhe nuk e njoh terrenin. Në Ferizaj dhe në asnjë qytet nuk do të sulmoja si komandant, por, si ushtar, nuk mund të ndahem prej bashkëluftëtarëve…! Në këtë luftë do të gjendem vetëm si luftëtar i paemër, Zoti na ndihmoftë…!” Vendimin për sulm në Ferizaj e morën: Adem Gllavica, Qazim Llugaxhia, Hysen Tërpeza, Luan Gashi, Ibrahim Kelmendi, Hamdi Mramori e Selim Maçastena, dy të fundit dëshmorë të kombit nga 2/3 dhjetori 1944.

Pas pësimit në Sulmin e Ferizajt, Mulla Idrisi, i ndjekur nga pak bashkëluftëtarë u kthye në Malet e Kosovës Lindore, ku mendonte ta vinte në jetë pikëpamjen e tij për vazhdimin e Rrezistenës Shqiptare kundër pushtuesit jugosllav. Si hap të parë e thirri një kuvend popullor në Tyxhec të Dardanës, ku e ngriti “Besëlidhjen Shqiptare të Malësisë së Gallapit. Të pranishmit në kuvend iu shtruan kërkesës së Mulla Idrisit, u betuan:  “Betohemi se nuk do të hakmarrim gjak as hak deri sa ta lirojmë vendin nga pushtuesi jugosllav!”. Akti i betimit u krye “para Kur’anit,  se nuk kanë për ta tradhëtuar Organizatën…!”. Në këtë shembull do ta kryejnë Betimin edhe anëtarët eKomitetit Qendror të NDSH‑së në Shkup dhe veprimtarët e Tij në terren, në vitet 1945‑1946 ( Politika, Beograd, 31.I.1947).

 

Kur numri i luftëtarëve vullnetarë, të betuar para Mulla Idrisit, kaloi treqindshin, Shtabi Drejtues i Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, kaloi në Hashani dhe më 12 dhjetor 1944, mbajti një Kuvend popullor në Zarbincë. Fjala e Mulla Idrisit në këtë kuvend ishte një udhëzim me shumë vlera historike për historinë e Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare:

 

“Vëllezër bashkëluftëtarë!

Jemi para një rreziku të madh, të shtrënguar nga dimri me mot të vështirë, nga mungesa e bukës dhe e armëve, nga mungesa e ndihmave vullnetare që i kishim gjatë Luftës në Kufij dhe para një armiku që u tregua barbar, si gjithmonë gjatë historisë, dhe i forcuar edhe me gjakun e komunistëve shqiptarë…!?!

Pra, vëllezër, Burra trima, edhe krahas faktit se gati të gjitha dyert po duken se na janë mbyllur, ne nuk guxojmë t’i ngrinim duart e sytë vetem në drejtim të Qiellit, sepse kjo gjendje e nderë mund te ndryshohet vetëm me përpjekjet tona vetësakrifikuese, ngase kur mbyllën të gjitha dyert pëlcet polla…!

Ushtria e pushtuesit, shumë e fuqishme dhe e paskrupullt, ia mësyni edhe të vetmes kështjellë të lirisë, Malësisë së Hashanisë, të këtij visi liridashës! Ne, vëllezër, nuk kemi forca t’i bëjmë prita dhe ta detyrojmë në tërheqje. Por, as nuk bën të gjunjëzohemi. Të ndahemi në grupe me luftëtarë të armatosur e të vendosur, të betuar, e të marrim pozita fortifikuese, vrojtuese, pranë fshatrave tona, të cilat kurrë nuk duhet të lëshohen, të braktisen, sepse kemi përvojën e Toplicës, të Kosanicës e të Pusta Rekës…!

Nëse ushtria e armikut bën lëvizje rutinore, le të kalojë, nëse kërkon bukë e mish, le t’u jepen, por nëse kallë, nëse arreston, nëse tenton dhunime e nëse vret, ‑ le të sulmohet dhe le të zhduket, pamëshirshëm…! Vetëm kështu do të fitojmë!

 

Trima të Malësive shqiptare!

Fitorja jonë qëndron në disiplinën tonë, në ndershmërinë tonë, në moralin tonë shqiptar të papërdhosur, dhe në bindshmërinë ushtarake të luftëtarëve ndaj udhëheqësve të grupeve luftarake dhe të Urdhrave të Shtabit Drejtues të Rezistencës, që po e themelojmë në këtë Kuvend.

Vëllezër trima!

Gjaku ynë që po derdhet pamëshirshëm prej ushtrisë së okupatorit jugosllav, shpresoj, ka për ta zgjuar mërinë e komunistëve shqiptarë dhe të Ushtrisë së Shqipërisë ndaj robëruesit, ndaj dhunuesit tonë shekullor! Ata komunistë, dhe ata ushtarë shqiptarë, herët a vonë, do të zgjohen dhe do të na bashkohen në luftën tonë të drejtë, në rrugën tonë të Perëndisë. Ata i thërret gjaku i fëmijëve dhe i grave tona, i thërret gjaku i stërgjyshërve tanë…!

Ndaj, Rezistencën tonë të organizuar kundër robëruesit jugosllav komunist‑çetnik, po e nisim në Emër të ZOTIT, e për Lirinë e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, të shkelë nga t
hundra komuniste‑pansllaviste…!

Zoti na shpërbleftë!”

Komandanti mendjendritur, Mulla Idris Gjilani, do të tregohet madhështor edhe në kundërshtimet kundër kërkesës së  anëtarëve më militantë të Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, për Sulmin në Gjilan,më 23 dhjetor 1944. Gati i vetëm përball shumicës, do t’u thërras me një largpamësi gjeniale: “O burra, aman, të ma dëgjoni fjalën! Përsëritja e gabimeve ka përgjegjësi para historisë. Ta kthejmë popullin nga kjo rrugë që ka për t’i kushtuar shtrenjtë…! Sulmi në Gjilan me tërë fuqinë tonë do të na komprometojë dhe ka për të qenë fundi i rezistencës sonë! E njoh fuqinë time si komandant dhe fuqinë e armikut. Forcat si këto tonat mund të përballojnë vetëm në male, aty ku në çdo hap kemi pusitë natyrore, ku e kemi popullin që i ka hambarët dhe vathet plotë, aty ku është buka dhe veshmbathja. Nuk kemi shanse për fitore në luftën frontale në fusha, sepse nuk kemi armë të rënda, për luftë nga largësia, por nuk mund të korrim fitore as në qytete, sepse nuk kemi përvojë të luftës në qytete. Dëshmi për këtë është Sulmi në Ferizaj…! Gabimi nuk duhet të përsëritet…! Të kthehemi në Malësi dhe atje të shpëtojmë atë që ka mundësi për t’u shpëtuar me forcat që kemi…! Shpresojmë se partizanët shqiptarë të Kosovës dhe Brigadat e Shqipërisë nuk kanë për të bërë sehire para një shkatërrimi të tillë të shqiptarëve të Kosovës, të grave e të fëmijëve, që janë ardhmëria kombëtare e vendit, forca e shqiptarësisë së Kosovës…! O burra, aman, të ma dëgjoni fjalën! Përsëritja e gabimeve ka përgjegjësi para historisë. Ta kthejmë popullin nga kjo rrugë që ka për t’i kushtuar tepër shtrenjtë…! Jam i sigurt se sot kemi për ta marrë Gjilanin, por kurra e kurrës nuk kemi mundësi, sot, për ta mbajtur në duart tona dhe për ta mbrojtur…! Kemi për ta marrë në qafë vegjëlinë: gratë dhe fëmijët, sepse përpos që ka për t’i shkatërruar uria, ka për t’i shkuar në bajonetë armiku, dhe fajtorë për këtë para Allahut jemi ne, udhëheqësit, sepse për fajin që kopeja mbytet në det janë fajtorë ogiçët, që të parët kërcejnë në ujë…!”

Megjithatë, para se të ndahej nga bashkëluftëtarët, për të mbetur vetëm si vrojtues i veprimit të pa peshuar të kolegëve idealistë, Mulla Idrisi, i bekoi bashkëluftëtarët dhe ua madhëroi guximin për sakrificë sublime: “Ju, o vëllezër trima, ushtarë të vendosur, me dëshirë po shkoni në vdekje, për t’i liruar vëllezërit Tuaj nga Burgu, ku i pret vdekja nën tehun e thikës gjakatare të okupatorit jugosllav. Po niseni në rrugën e shehitllëkut dhe qëllimi i mirë arsyeton edhe veprimin dhe rrjedhimet…!

Por, vëllezër! Ata që janë të dyshimtë, me dy mendje, le të ndalen dhe le të shkojnë në shtëpitë e tyre. Jemi në nisje e nuk është vonë që secili të veprojë sipas ndërgjegjes së vet…! Zoti u ndihmoftë dhe u bekoftë!”

Pas gjakderdhjes në Gjilan ndaj qytetarëve civilë, të pafajshëm nga pushteti ushtarak serb, me kërkesë të Mulla Idrisit, tashti  u shpërnda “Shtabi Drejtues i Rezistencës për Kosovën Lindore”, me këtë vendim unanim: “Nuk heqim dorë nga Lufta për Liri; Rezistenca duhet të vazhdojë në forma të ndryshme (…); Te depërtohet në armatë, në OZN‑a dhe  në pushtetin lokal e të rretheve…!” Këtë vendim bashkëluftëtarëve që morën pjesë në Sulmin e Gjilanit, ua kumtoi Mulla Idrisi, më  26 dhjetor 1944, në vendin “Kodra e vogël”. Si gjithmonë, komandanti urtak, Mulla Idrisi, para bashkëluftëtarëve të lodhur, të uritur e të rraskapitur, i theksoi faktet që mbretëronin me situatën:  “Burra trima! Sot arritën informata se okupatori ka nisur kundër nesh forca të mëdha me armatim të të gjitha llojeve. Meqë nuk kemi forca dhe armatim për një luftë fitimtare ballore, duhet të ndërrohet strategjia e Rezistencës sonë! Së fundi, ju kujtohet fjala e Lekës: ‘Ma mirë le të thonë: që fërkemet e Lekës, se sa që Varri i Lekës…!’

Aman, të më dëgjoni!

Të ndahemi vetëm, ose në grupe prej dy‑tre vetash, dhe të ktheheni në shtëpi…! Të mos gjendemi në grupe, sepse do ta kemi vështirë në grupe të mëdha. Tashti kemi një urdhër që të infiltrohemi në njësitë partizane, në pushtetin lokal, në OZN‑a dhe kudo gjetkë, prej ku do ta vazhdojmë rezistencën shqiptare përbrenda pushtetit okupues dhe në nivel të të gjitha vendeve shqiptare…!” Një bashkëluftëtarë ia ndërpreu fjalën, Mulla Idrisit: “Athua, Hoxhë, e humbëm luftën…?!” por Mulla Idrisi nuk u dorëzua:  “O vëlla, më mirë është të lakohemi pak, si degët e këtyre lisave rreth nesh, të ndrydhur nga pesha e borës dhe e akullit, për t’u drejtuar nesër, porsa të fryjë një erë e nxehtë, se sa të thyhemi si ai trungu i vjetër, atje, i cili duke i përballuar peshës së borës e të akullit është shkulë me rrënjë. Për atë lis më nuk pritet pranverë…! Pra, burra, prej santës fitore për luftën tonë është të përballuarit e dhunës, pa bashkëpunuar me okupatorin në interes të jetës së tij prej okupatorit. Në këtë drejtim Lëvizja jonë do të gjallojë dhe do të forcohet, duke u bërë frymë e popullit. Në këtë rrugë të rezistencës sonë mund ta humbim jetën, individualisht, por ardhmërinë e popullit tonë, kurrë…!”

Para Shpërndarjes definitive të Shtabit Drejtues shumica e anëtarëve u mblodhën, në natën e 26/27 dhjetorit 1944, në Shahiq dhe shqyrtuan çështjen: “Si të veprojmë në rrethana të një shtetrrethimi ushtarak jugosllav e shqiptar komunist, gjithnjë e më të rreptë, e më të pamëshirshëm kundër Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare antijugosllave e antikomuniste…?!” Në këtë Mbledhje u aprovua propozimet i Mulla Idrisit: “Nuk heqim dorë nga Lufta për Liri; Rezistenca duhet të vazhdojë në forma të ndryshme edhe krahas pësimeve; Në arrati duhet të qëndrojnë vetëm udhëheqësit e grupeve me ndonjë shoqërues, më së shumti dy veta, sa për ta mbajtur të gjallë frymën e lëvizjes së armatosur; Të depërtohet në armatë, në OZN‑a dhe në pushtetin lokal e të rretheve; Të mbahet lidhja midis të të arratisurve dhe me Shtabin Suprem të Kosovës e më Lëvizjen e Ballit Kombëtar në Shqipëri, për t’i bashkërenditur aksionet politike e luftarake mbi një program politik e luftarak ‑ për çlirimin e Shqipërisë Etnike…!”

 

Mulla Idrisi Për të fundmen herë në jetën publike do të shihet, më 29 dhjetor 1944, në takimin historik me Shefqet Peçin, komandanti më i lartë të Ushtrisë Partizane të Shqipërisë që kishte arritur në Kosovë. Takimin e aranzhuan në Male të Xhegocit dy bashkëpunëtorët e Fadil Hoxhës, e të Rifat Berishës, pikërisht krerët antifashistë prokomunistë: Tahir Zhegoci dhe Ramiz Cernica. Në shoqërim të Peçit ishte Komandanti i Brigadës VII Partizane të Kosovës, Shaban Haxhia – “Përzha”, me disa partizanë. Mulla Idris Gjilanin deri këtu e shoqëruan rreth 20 bashkëluftëtarë besnikë. Sipas konfirmimit nga Ramiz Ahmet Cërnica dhe Tahir Kolgjinit, Komandanti Peçi, në fjalët e para, e tërboi Mulla Idrisin: “Pse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjithë viset shqiptare të Jugosllavisë pa tjetër do të bashkohen me Shqipni, gja për të cilën mund të jeni fare të sigurt…!”. Përmbajtjen e përgjegjës së Mulla Idris Gjilanit e reflekton mirë përmbajtja e Fjalës së Mulla Idrisit në ndarje nga bashkëluftëtarët, pikërisht para suitës së Komandantit Peçi e të komandant Haxhisë. Citojmë Tahir Zajmin, teks
tualisht:

“Qe fjalimi i luftarit të pafat, drejtue shokve të tij të luftës që shkaktoj emocjon të madh dhe lot dishprimi, sikur po bajshin gjamen e përmortëshme para kufomës s’atdheut:

“O burra të besës dhe Ju djelmosha trima!

Juve ju bekoft i Lumi Zot dhe u qoft miradija e tanë popullit shqiptar për trimnin e madhe e shpirtin e sakrificës qi treguet në ballë t’anmikut për t’i dalun zot kësaj toke të shëjtë qi na kurrkuejt nuk ia kemi grabit, por na kanë lanë babat t’onë, q’edhe ata vet e trashiguen prej gjyshave e t’parve të tyne të mbëdhaj, qi sa qenë gjallë nuk goxoi kurr i hueji me vue sye e me prekë n’to, sikur tash qi ‑ çue peshë e tërbue si llava e ujqve në dimen ‑ na kanë msye prej të tana anve e po duen me na përbi dhe m’u ba zot‑shtëpije ndër votra t’ona.

Deri më sod u kam prië ndër luftat e ashpra q’i kemi fitue me ndihmen e Zotit dhe të gjakut të Dëshmorëve që derdhen pa kursim kundër sulmuesavet serbo‑malazez qi kërkojshin me na i grabitë me anën e forcës e të dhunës dhe Ju, burra të pushkës e djelmosha trima, e paçit faqen e bardhë qi deri më sot më keni ndjekë e më keni shoqnue në këtë luftë të shejtë qi na e bamë për t’a mbrojtë vendin t’onë të dashtun.

Ju kujtohet se para se me hye në luftë, si i pari i fesë dhe besimtari i Zotit qi jam, ju kam kërkue kurdoherë Besën e Zotit dhe fjalën e burrit shqiptar qi kahdo e kudo të na hjedhë lufta, nuk kemi me plaçkitë gjanë e tjervet, as me prekë n’erz të huej, qoft edhe t’anmiqvet, e Ju ‑ e paçit faqen e bardhë! ‑ Besen e mbajtet si fetarë e luftarë të mirë dhe lufta na ka ecë gjithmonë mbarë e me fitim.

Por tash qi ‑ mo’ Zot ma keq për ne ‑ edhe vllaznit t’anë shqiptarë të Shqipnisë së lirë, kanë ardhë me i ndihmue Titos dhe shqeve të Jugosllavisë, të cilët po duen me i marrë rishtas vendet tona dhe me na ba ne ndër shtëpijat t’ona, skllav e rrogtarë të tyne, ase me na zhdukë e me na qitë fare, ah…i mjeri unë dhe bashkë me mue edhe Ju trima të mjerë, lufta jonë ka mbarue e veç Zoti na pagoft, perse me derdhë gjakë e me luftue me bijt e nji nane dhe me vllaznit e nji gjaku e nji gjuhe, kuku medet për ne!, se na pushkë për me luftue me Serbet e Malazezet dhe Maqedonasit e tjerë bijë të shkinavet kemi pasë dhe kemi, por pushkë për me u vra shqiptari me shqiptar nuk kemi.

Ma bani hallall bre luftarë trima dhe Zotynë e shpetoftë Shqipnin e Kosovën e mjerë…!”

Këtu të shtojmë edhe këndvlerësimin e patriotit Tahir Zajmi për  Mulla Idrisin: “…përse pa nji atdhe të lirë ‑ thoshte Mulla Idrisi ‑ as feja nuk mbahet dhe nuk mund t’ushtrohet. I nisun nga ky parim ai ka luftue personalisht si ma i miri luftar kundër anmikut, dhe u ka prijë luftarve kosovarë, si nji komandant trim tue i çue shpesh herë në ngadhnjime në fushë të luftës. Vetëm nji fenomen tragjik i fatit e trathtoj në lamë të betejës… jo friga e dekës dhe plumbat e anmikut, por nji ndjenjë feblesët (ethesh ‑ M.P.) qi quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore”.

Prej Mulla Idrisit nuk do të largohet vetëm bashkëluftëtari Salih Sadik Gjyrisheci,  i cili i thërriti: “Mulla Idris, shkil në fërkeme të mia dhe, tashti unë pri…!” Dy ditë ushtuan, kryesisht natën, për shkak se Mulla Idrisin e lodhi plaga që e kishte marrë më 26 dhjetor 1944, në përballjen në Jallaçë të Kosovës Lindore. Vërtet, prej Natës së Vitit të Ri 1945deri nga mesi i muajit mars të atij viti, Salih Sadiku e strehoi Mulla Idrisin në familjen e Januz Halilit të Tugjecit, e tani me pëlqimin unanim të katër vëllezërve: Sylës, Rahimit, Ramizit e Avdisë, pas rreth 74 ditësh, e solli në strehimoren e përgatitur në shtëpinë e të vëllait, Rrahimit, Kryeplak i fshatit gjatë Luftës së Parë Botërore dhe “Odbornik” (Këshill i fshatit, me kërkesë të Mulla Idrisit) i pushtetit jugosllav komunist. Mulla Idrisi sapo e pa strehimoren dhe u bind për përcaktimin e vëllezërve Sadiku për sakrificë të paçim për të ruajtur jetën e Mulla Idrisit, iu drejtua kryefamiljarit, Sylë Sadik Gjyrishecit, gjithnjë duke iu dridhur zëri:

“ZOTI ju nxjerrtë faqebardhë prej kësaj telhyxheje…!

Unë, nuk ju kam farefis dhe nuk pata lidhje miqësore me Juve, që të ngarkoni mbi vete një rrezik që nuk mund t’i parashihen përmasat…!? Dje, o vëllezër, na lidhi gjaku, gjuha, feja e besa për një luftë të shenjtë për Vatanin, dhe u prina sa kam pasur mundësi dhe sa kam pasur njohuri… Më keni ndjekur, e më keni ruajtur, me besnikëri dhe me tërë qenien Tuaj! Me trupin Tuaj, me jetën Tuaj, në çdo rrezik e mbuluat trupin tim dhe jetën time, por, Zotin dëshmitar, aso kohe nuk m’u keni dhimbsur dhe fare nuk do t’u qaja, sepse kishim para vetes besimin për fitoren, për lirinë dhe për Shqipërinë e bashkuar… E kishim familjen e sigurt, besë e fe, erz e namuz të sigurt dhe të pa nëpërkëmbur prej shkaut, e secili prej nesh e kërkonte vdekjen, shehidllëkun në Pragun e derës së Atdheut, në kufirin e Shqipërisë, kundër ushtrisë së okupatorit serb e bullgar…!

E sot, o Burra të Besës, jemi në një situatë krejt tjetër, në një xhehnnem, që nuk i dihet thellësia…! Dhe, tashti nuk jam ajo Shkupja (frymë e madhe që vjen nga drejtimi i qytetit Shkup-M.P) kur edhe thuprat edhe lisat i shkonin pas…! Sot nuk kam tjetër para vetes, përpos besimit në ZOTIN, se ka për të ma forcuar zemrën e mendjen për t’i qëndruar besnik Betimit tim, por kjo mund të bëhet shkak që grave dhe fëmijëve Tuaj t’u sjell, në çdo orë, tmerrin dhe vuajtjen e përjetshme…!”

Në emër të Vëllezërve Sadiku Hoxhës do t’i drejtohet Salihu:

“ Na, nuk dimë sa di Ti, por kurrë nuk e kemi harruar atë që ti, disa herë, na ke treguar për Pejgamberin, për fitoret e ideve të tij, për humbjet e tij në luftë, për ikjet e tij para armiqve, për jetën e tij mundimtare në shpellë, për shokët e tij të paktë, për kundërshtarët e tij të shumtë dhe për Besimin e tij të fortë në ZOTIN dhe në fitoren e përpjekjeve të tij shumëvjeçare…!

Të gjitha i kemi matë e i kemi çmatë dhe të gjitha i kemi të qarta, o Mulla Idris! Edhe peshën e humbjes e kemi matur, por edhe peshën e Fitores…!

Ty të kemi ndjekur pas, kur ishe komandant, jo për grada e jo për fitime, por vetëm për ta siguruar jetën e Komandantit të një Lufteje të drejtë…! U betuam para Komandantit se kemi për ta ndjekur besnikërisht, deri në fitore, e Komandanti nuk e theu Betimin, e fëmijët e vet, familjen e vet, edhe gruan e flijoi dhe të gjithë po i bënë Kurban për Lirinë e Shqipërisë…! Për Lirinë e Kosovës që sot po lahet në gjak…!

ZOTIN ta lamë dorëzanë, o Hoxhë, se pa u derdhur gjaku ynë nuk ka për t’u derdhur gjaku i Komandantit të të gjitha Luftërave të fituara, atje, në Kufi…!

Do të shtimë në shpellë si Profetin ashabët, dhe me ndihmën e Zotit dhe me këshillat Tuaja, do të thurim rrjetë “të merimangës” para syve të spiunëve e të armikut të Vatanit…! Dhe, Ti, mos vuaj dhe pranoje gjendjen në të cilën të solli fuqia e armikut dhe tradhtia e shqiptarëve komunistë! Do të këqyrim si sytë e ballit, do të ruajmë e do të mbrojmë deri në vdekje, të pathyeshëm…!” Madhori i besës shqiptare, Salih Sadiku e përfundoi Betimin kolektiv të vëllezërve Sadiku, të Nënë Zarifes dhe të dy grave të shtëpisë ku do të strehohet Mulla Idrisi, të Ajetes e tëBahtijes, prapë, me një përmbyllje me porosi të madhe: “Po, o Mulla Idris, a nuk ka thënë ai Plaku i mençur, i Malësisë, se, ‘Popullit të mujtun i duhet një Mujë i pamundun, në Shpellë, që një ditë kur t’i duhet popullit, të dalë n
ga shpella për t’i prirë në Luftën e papërfunduar, për Liri…!”

 

Strehimorja e Mulla Idrisit ishte në katin e dytë të shtëpisë me hyrje-dalje nga ahuri dhe kishte këto përmasa: rreth 80 cm e gjerë, rreth 397cm e gjatë dhe rreth 220 cm e lartë. Në këtë “sarkofag” Mulla Idrisi qëndroi nga nata e 15/16 marsit 1945 deri në mëngjesin e përgjakshëm të 22 nëntorit 1949, plot katër vjet, tetë muaj e gjashtë ditë.

Me fjalë të tjera, për pushtetin dhe për popullin, nga 29 dhjetori 1944, Mulla Idris Gjilanit i “humbën” gjurmët, qenia e tij i kaloi misterit.“Biri im! Nëse do të shkruani për Lëvizjen e Rezistencës  Shqiptare Antijugosllave, shkruani për jatakët, se ata janë më të mëdhenj se kaçakët…!”, më kishte këshilluar, më 1973, Salih Sefer Pirraku, kaçak gjatë tërë robërisë nën Jugosllavinë Vërsajase. Thellësinë e porosisë së këtij amaneti do ta kuptoj vetëm sa i thellova hulumtimet për jetën dhe aktivitetin politik kombëtar të Mulla Idris Gjilanit midis datës 29 dhjetor 1944 dhe 22 nëntor 1949. Arrita në përfundim se madhështinë e vlerave të Mulla Idrisit për historinë kombëtare shqiptare, e ujiti dhe e rriti “jataku”, pikërisht vëllezërit: Sylë, Salih, Rrahim, Ramiz dhe Avdi Sadiku të Gjyrishecit me gratë e dinjitetshme, e me Nënëmadhen Zarife në ballë. Është vështirë të pasqyrohet sakrifica e përgjithshme e kësaj familje për ta siguruar jetën dhe aktivitetin politik të Mulla Idrisit, me interes për të ardhmen e kombit, sepse nuk ka asnjë shembull në historinë e njerëzimit.

Në kujtesën historike ka shumë versione për zbulimin dhe për martirizimin e Mulla Idris Gjilanit. Por, me kompetencë shkencore mund të konstatoj: Vendqëndrimi i Mulla Idrisit u dekonspirua nga pakujdesia edhe e tij, sepse, përmes “jatakëve”, në vijimësi, mbajti lidhje me përfaqësuesit e Lëvizjes së Rezistencës, me “Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare”  të Halim Oranës dhe të “Besës Kombëtare” të Ymer Berishës, e pas tyre edhe me veprimtarë të organizatave pasardhëse të tyre, ku depërtuan edhe aktivistë të UDB-ës. Zbulimi i Mulla Idrisit, më 22 nëntor 1949, ndodhi pas përballjes me vdekjen heroike të Salih Sadikut, një ditë më parë, dhe tani pasojat shkatërruese shkarkuan kryesisht mbi jatakun kolektiv, i cili që me kohë ishte vu në pozitën e ushqyesit dhe tëtruprojës së Mulla Idrisit.

Ndërkaq, Rrahim S. Sadiku ‑ Burri, do të konstatojë: “Nuk u angllatis se nuk u angllatis, Mulla Idrisi…!” ‑ “Tashti është punë e jemja, o Rrahim trimi, o vëlla…! Nuk i marrë në qafë robët, dhe mos u frikëso se Zoti është i Madh, e një ditë ka për të dalë në dritë burrëria, besa dhe sakrifica, e Jote dhe e vëllezërve të tu deri në vetëmartirizim…!

Një ditë Nëna, që u lindi dhe u rriti Juve, Malësorja që më pranoi për djalë mbi të gjithë djemtë, e mbi të gjithë robët, ka për t’u ngritur mbi retë, në historinë e kombit tonë…! Bëmat e mia janë një zero në krahasim me punën Tuaj, e tashti më lejo unë të vendosi…! Dil dhe shtyje afatin, disi, deri sa t’i kryej edhe do punë, se e kam bërë hesap edhe fundin tim, por asnjë dokument nuk guxon të bjerë në dorë…! Dil, dil…! Thuaju se tashti po dorëzohet…!”.

Madhori i Kombit, Mulla Idris Gjilani u soll në Burgun e Gjilanit, në natën e 22/23 nëntorit si edhe dy nga “jatakët” në shtëpinë e të cilëve jetoi Mulla Idrisi, pikërisht Rrahimin dhe Avdi Sadikun, pa ua mundësuar, së paku, ta varrosnin të vëllanë Hero. Kapja e Mulla Idrisit do të konsiderohet si fitore mbi të gjitha fitoret e UDB-ës së Kosmetit. Në hetimet kundër Tij, udbashët përdorën metodat më kanibaliste antishqiptare serbe historike. E torturuan psikikisht dhe fizikisht, e vorën me kokë tatëpjetë dhe nën kokë i kallën zjarr dhe vazhduan dhunën e shfrenuar ne menyra te ndryshme. Nuk mund ta dimë me saktësi se si e mbytën Mulla Idrisin, por të gjitha të dhënat e vjela me një mjeshtëri e guxim për kohën, tregojnë se pas mesnatës së datës 25/26 nëntor 1949, trupin e Mulla Idrisit e nxorën nga Burgu dhe e dërguan në periferi të Gjilanit, në vendin “Gllamë”, ku e spërkatën me benzinë. 

Mulla Idrisi e mbylli jetën në mënyrën që ia  preferonte vdekjen  vetës dhe bashkëluftëtarëve, ballë për ballë me armikun, i pamposhtur!

Autor: Prof. Dr. Muhamet Pirraku

 

 

Mulla Idriz Gjilani në mesin e 100 personaliteteve boterore myslimane të shekullit XX

Monografija e pergaditur nga 40 akademiket e institutit (100 great Muslim leaders of 20 century) ne Nju-Delhi.

Mulla Idriz Gjilani (1901 – 1949)

Gjendja ne Kosove ne shek.XX ishte e trazuar dhe traumatike.Jeta dhe koha e Mulla Idriz Gjilanit eshte deshmi e ketyre viteve sprovuese. Mulla Idrizi brohoritet si luftetar i lirise dhe flamurmbajtes i bashkimit te Shqiptareve te Shqiperise. Ai prezenton njeriun e mprehte jo vetem per natyren e sakrificave te tij po gjithashtu edhe per zellin misionar ne sherbim te kauzes se komunitetit mysliman.
Idriz Gjilani ishte lindur me 4 qershor 1901 ne Veleknice,fshat ne veri te Gjilanit. Kishte kryer mejtepin e Cernices me 1911 me sukses shembullor. Sipas keshillave te Mulla Halimit, hoxhe i mirefillte dhe muallim i Cernices,babai i Idrizit Hajrullahi e dergoi te birin ne shkollen Ruzhdije te Gjilanit,per ta marr diplomen per punet administrative.
Shperthimi i luftes ballkanike nderpreu shkollimin e tij ne kete shkolle. Pushtuesit serb e mbyllen shkollen, por e lejuan me vone medresene te punonte vetem si qender e edukimit fetar. Me 1913, ai kaloi ne medresene Atik (medreseja e vjeter) te Gjilanit qe dikur funksiononte ne Dobercan. Ai atje e kishte mesues Abdurrahim Efendi Llapashticen,dijetar me reputacion kombetar.Lufta e pare boterore e nderpreu per nje kohe edhe kete medrese.Idrizi,me dhune u detyrua te sherbente ne armaten e mbreterise jugosllave per dy vjet, pastaj u kthye ne medresen Atik.
Sa sherbeu ne armate, ai mesoi gjuhen serbe, krahas studimeve ne religjion, filozofi dhe histori. Gjate mesimeve ishte i dalluar nga shoket e klases dhe konsiderohej hoxhe. Myderizi Abdurrahim Efendi, qe cmonte aftesite pedagogjike te Idrizit, e angazhoi ti mesonte fillestaret, si dhe nxenesit e klasave me te avancuara. Ai ishte i vetmi nxenes i medreses Atik qe i lejohej te mbante Shallan, shume vjet para se ti perfundonte mesimet.

Me 1926,ne moshen 26 vjeqare, ai mori diplomen per hoxhe, per imam dhe fitoi Ixhazetnamen, diploma qe u jepej atyre qe arrinin rezultate te larta ne shkencat teologjike. Ai,po ashtu,u nderua me titullin Mulla.
Me 1927, Mulla Idrizi u be imam i xhamise per xhematin e Pidiqit, ne Karadak. Pas pese vjetesh, u caktua ne detyren e imam-oficarit per xhematin e Hogoshit. Ne maj 1938, u ngrit ne poziten e bash-vaizit ne Ulema Mexhlisit te shkollimit religjioz te kuvendit te Shkupit. Ai qendroi ne kete pozite deri me 1941,kur Mbreteria e Jugosllavise (1918-1941) u shkermoq dhe u zevendesua me diktaturen komuniste qe zgjati nga viti 1945 e deri me 1989.Gjate luftes se dyte boterore,ai kryesisht iu perkushtua mbrojtjes se kufirit kombetar te Shqiperise etnike dhe u marterizua per kombin,pa e gezuar as edhe nje dite te lirise,te ofruar nga pushtuesit komuniste.

Veprimtar per perhapjen e dijes:

Mulla Idrizi ishte veprimtar i dalluar i levizjes per perhapjen e dijes nder shqiptaret. Ai mori mbi supe udheheqjen e levizjes se tille dhe vazhdoi te jepte mesim, edhe pse mesimi, shkrimi dhe leximi i shqipes ishte akt i denueshem, krim politik kunder shtetit te Jugosllavise. Ai i
jepte shtytje mesimit te gjuhes kombetare ne rrethin e nxenesve te zgjedhur, duke e theksuar qellimin e promovimit te islamit etnik, kombetar.
Ai, ne te njejten kohe, jepte mesime ne mejtepe te ndryshme, ne Hogosh, Malisheve dhe ne Gjilan, ne mejtepin e hanit te Hashimit. Ne keto mejtepe, ai i mesonte po ashtu edhe vajzat. Njekohesisht, ai trajnonte mesues per mejtep dhe u caktonte detyrat e angazhimet nxenesve me te pjekur kur ai mungonte. Shkonte nga nje fshat ne tjetrin ne shale te kalit, burre i shkurter, me shprehje madheshtore te fytyres tipike per burrat shqiptare. Kur ishte 35 vjecar, e la mjekrren ti rritej, i vetmi hoxhe i gjalle ne kete moshe qe bente keshtu ne Kosoven lindore.
Derisa sherbente ne fshatin Hogosh ne vitet 1936-1937 Mulla Idrizi ngriti mejtepin, banesen per imamin e xhamise dhe nje ure mbi lumin qe ndante fshatin ne dysh. Ai,bujarisht kontribuoi ne riparimin e ndertesave te tjera (edhe hajrateve,te bamiresise), qe i cmonte te rendesishme per zhvillimin e kontakteve,komunikimit dhe mireqenies se njerezve. Keto struktura perfshinin shkolla, ura dhe rruge. Ai thoshte: “Fjala degjohet dhe harrohet, teksa hajrati shihet, perdoret dhe nuk harrohet”. Dhe keshtu duke ndertuar infrastrukturen i inspironte njerezit te benin pune bamiresie.
Pas vdekjes se Abdurrahim Efendi Llapashtices, myderrizit te medresese se Atik-se, Mulla Idrizi i merr vullnetarisht detyrat e tij, pa asnje pagese, si myderriz i shkolles se tij te madhe, e vetmja ne periferi te Gjilanit.
Ishte aty si nxenes, kishte dhene mesim dhe fituar dashuri e respekt te nxenesve e te popullit.Me vone ne Maj 1938,ai shkoi ne Shkup ku u caktua ne detyre te re. E vendosi Mulla Salih Dobercanin, hoxhe i famshem, si myderriz te Medresese se Atik-se ne vendin e vet dhe ia pagoi rrogen nga te ardhurat e veta personale.
Me 25 qershor 1938, anetaret e ulemase se mexhlisit e perparuan Mulla Idrizin ne poziten e bash-vaizit (predikues kryesor), krye-imam te komunitetit mysliman te regjionit te Shkupit. Ai mbeti ne kete pozite deri ne kapitullimin e Mbreterise se Jugosllavise ne prill te vitit 1941.
Mulla Idrizi ishte zgjidhje ideale per detyren e bash-vaizit, sepse ai dinte arabisht, turqisht, shqip dhe po ashtu serbokroatisht. Ishte mire i pergatitur edhe ne persisht dhe shkruante mrekullueshem ne shqipe. Ishte nder veprimataret e Organizates Rinore Perparimtare DRITA te Kosoves qe ishte krijuar me 1 prill 1937, ne nje takim sekret ne Arllat te Drenices. Kjo organizate ishte themeluar me iniciativen e nxenesve qe studionin ne Medresene e Madhe te Mbretit Aleksander dhe asaj te Isa Bej te Shkupit. Organizata terhoqi shume hoxhallare perparimtar, lidere, patriote dhe simpatizues te ceshtjes shqiptare.”Pa shkollim” thoshte gjithnje Mulla Idrizi “Nuk ka fe te vertete. Studentet nuk duhet vetem ta lexojne Kur’anin, por duhet edhe ta kuptojne. Mesuesit t’ua mesojne mire nxenesve islamin dhe jo vetem ta paraqesin si doktrine statike”.
Krijimi i nje komuniteti mysliman bashkepunues mbetet misioni jetesor i Mulla Idrizit. Per te, gjuha shqipe e ndaluar zyrtarisht ishte e nje rendesie te jashtezakonshme. Ai thoshte gjithmone, “Sa i mire dhe i kuptueshem eshte Islami kur shpjegohet ne shqipe, gjuhe qe Zoti e ka zgjedhur per shqiptaret”.
Gjate postit si imam dhe bash-vaiz ai ishte aktiv ne veprimtarine religjioze dhe patriotike. Ai themeloi mejtepin e Pidicit per vajza e djem te atij rajoni dhe jepte mesim duke perdorur gjuhen shqipe ne germa arabe ne kundershtim te hapur me ndalesen ndaj gjuhes shqipe.Ai,gjithashtu e beri gjuhen shqipe lende te Medresese se Atikes dhe beri perpjekje per ta forcuar bashkepunimin mes shqiptareve myslimane e katolike te Karadakut.
Duke iu falenderuar Mulla Idrizit qene hapur shume shkolla.Si pasoje, hapja e ketyre shkollave ndihmoi ne pengimin e procesit te serbizimit te rinise myslimane qe behej permes shkollave antishqiptare ku mesohej ne gjuhen e okupatorit.Kah 1939-1940,numri i nxenesve ne Medresene e Atik-se ne Gjilan dhe ne mejtepet e periferise u rrit konsiderueshem.Perpjekjet e Mulla Idrizit cuan ne 39 numrin e shkollave religjioze islamike elementare dhe ambulatore ne rrethin e Gjilanit.
Mulla Idrizi krijonte marredhenie te perzemerta me nxenesit e klasave te larta dhe i motivonte per t’u marre me pune nacionale, kulturore, edukative, religjioze dhe politike. Ai e kalonte te ta pervojen e pasur politike qe e kishte fituar me pune te rende si ne fakultetin e medresese. Gjate detyres se bash-vaiz, Mulla Idrizi punoi gjithashtu per riparimin e xhamive ekzistuese dhe ngritjen e te rejave. Kjo simbolizonte mbrojtjen e kultures islamike shqiptare te rajonit te banuar me shqipare nen okupimin e Mbreterise se Jugosllavise qe synonte shkaterrimin e Islamit, shpirtin dhe mendimin islamik.
Mulla Idrizi e kundershtoi debimin e shqiptareve dhe predikonte neper xhami, shtepite me qera, mbledhjet publike, madje edhe ne varrime, pikepamjet e tij pro-islame, antiqeveritare. “Ne jemi pergjegjes para Zotit dhe kombit per varret e te pareve tane. Nuk guxojme te kemi mosperfillje dhe t’i leme ne duart e nacalnikeve sllave”.u thoshte ai bashkekombesve te vet shqiptare.
Ai udhehiqte dhe mbikeqyrte konstruksionin e urave,rrugeve dhe krojeve,mejtepeve,xhamive dhe mirembajtjen e varrezave,ku shihte simbole te unifikimit te popullit Shqiptar.Gjate kohes sa sherbente ne Medresene e Atwk-se ne Gjilan,numri i studenteve u ngrit ne 734 veta,nder te cilet edhe 326 femra.Medreseja e Gjilanit,po ashtu,organizonte shkolla mobile me mesues te vet.Vetem ne zonen e Gjilanit ishin themeluar 39 shkolla religjioze.Keto shkolla i gjalleruan dhe i perforcuan ndjenjat religjioze dhe ndergjegjen nacionale te gjenerata e re.
Nga prilli 1941 e tutje,ai u mor me veprimtari kombetare.Si imam,si mesues me fuqine e fjaleve,si luftetar me fuqine e pushkes,si komandant ushtarak qe gezonte besnikerine e patundur te ushtareve te vet,ai luftoi kunder forcave komuniste serbe dhe bullgare qe ishin nisur per te kryer gjenocid.Ai udhehiqte rezistencen mes shqiptareve.Ne qershor 1944,ishte lider i shqiptareve ne betejen e Kikes,qe u fitua kunder armates serbe.Ngjashem,ai luftoi pergjate viteve 1944-1949 dhe fitoi fame per trimerine e tij.Mulla Idrizi u dogj per se gjalli me 25-26 nentor 1949.Sikur jeta,edhe vdekja e tij vazhdoi ta motivonte e frymezonte popullin.Mulla Idriz Gjilani jetoi e vdiq si deshmor.Ai luftoi per ta bere Islamin fuqi unifikuese per shqiptaret e Shqiperise. Perpjekja e tij per ta ringjallur dhe fuqizuar fene te ciftezuar me ndergjegjesimin kombetar, kane qene sukseset e tij te shek.XX.

Instituti i Studimeve Objektive (shk.IOS) qe ka botuar kete liber, eshte i specialiuar ne shkencat shoqerore dhe studime ligjore. Me qender ne Nju Delhi,instituti ka gjashte dege te shprndara anembane Indise.I themeluar me 1987,Instituti ka publikuar 168 vepra te rendesishme.
I perfshire aktivisht ne studimin dhe perkrahjen e ceshtjeve dhe kauzes sociale,Instituti ka organizuar 704 konferenca,seminare,simpoziume dhe punetori te tjera.IOS gezon status keshillimor(Roster) me Keshillin e Kombeve te Bashkuara per Ekonomi dhe Shoqeri (ECOSOC).
IOS publikon pese revista e periodike:1.Journal of Objective Studies (Revista e studimeve objektive) 2.Religion and Law Review (Religioni dhe ligji) te dyjat dalin dy here ne vit. 3.Human Rights Today (Te drejtat e njeriut sot),tremujore. 4. IOS Newsletter (mujore,anglisht). 5.IOS Khabarnama (mujore,Urdu).
IOS po ashtu bashkepunon me institute te tjera hulumtuese,universitare,OJQ dhe grupe qytetare,ne fusha te ndryshme si te drejtat e njeriut dhe reformat shoqerore.Mes grupeve te medha qe bashkepunojne me Institutin eshte edhe Asociacioni i hinduseve myslimane i shkencetareve sociale,qe ka anetare 400 akademike.

 

Instituti i Studimeve Objektive

Edituar nga kohaislame.com

Artikulli paraprakFMSH i mbledh të gjithë Familja dhe mësimbesimi
Artikulli vijuesErdogan, Berishës "frikacakë"!