Përbërësit:
Patate 1 kg
qepë 5-6 kokrra mesatare
yndyrë 3-4 filxhane kafeje
domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce
kripë
piper
dafinë
Për salcën:
Gjalpë 1 lugë gjelle
miell 1 lugë gjelle
qumësht 1 gote caji
vezë 1 kokërr
kackavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle
Përgatitja:
Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.