Oriz me bizele

0
322

Për 4 persona

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj

2 lugë gjelle qepë e grirë

1 filxhan çaji me bizele

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

¼ lugë gjelle kripë

piper

1 ½ filxhan ujë

 

Përgatitja:

Skuqeni qepën, por jo sa të marrë ngjyrë kafe. Trazojeni dhe shtoni ujë, bizele, oriz, majdanoz, kripë, piper. Vëreni në zjarr të ziejë dhe vazhdimisht trazojeni. Më pas ulni nxehtësinë sobës dhe lëreni masën të mbuluar për 15 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe shikoni nëse orizi ka zierë. Servireni menjëherë.