Së paku 20.000 dollarë janë mbledhur nga komuniteti mysliman amerikan në ndihmë për familjet e viktimave që humbën të dashurit e tyre në masakrën e San Bernardinos.
Së paku 292 persona deri tani kanë kontribuar në këtë donacion.
Organizatorët mysliman, të cilët veprojnë në një qendër me bazë në Kaliforni, kanë shkruar në faqen e tyre në Twitter se qëllimi i mbledhjes së fondeve është t’i përgjigjen të keqes me të mirë.
“Ne dëshirojmë t’i përgjigjemi të keqes me të mirë, ashtu siç na udhëzon feja jonë. Ne poashtu duam të dërgojmë një mesazh të fuqishëm të dhembshurisë dhe keqardhjes. Profeti ynë Muhamed, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Ki mëshirë për ata që janë në tokë, të ju mëshirojë Ai që është në qiej.” Dhe Kurani na mëson me ajetet: “Të keqen ktheje me të mirë” ( 41:34).
Organizatorët kanë vendosur një objektiv për mbledhjen e 50,000 dollarëve, dhe ata shpresojnë se fondet do t’u dorëzohen familjeve.