Jones, planifikon djegien masive të Kur'anit

Nuk kanë të ndalur provokimet e prijësve të feve tjera karshi Islamit dhe Muslimanëve. Provokimi i fundit vjen nga Prifti protestant Terry Jones i cili po planifikon të  djegë rreth 3000 kopje të Kuranit. 

Ai deklaroi se do ta zhvillojë fushatën ndërkombëtare të djegies së Kuranit më 11 shtator të vitit 2013 për të përkujtuar sipas tij “viktimat e Islamit radikal” dhe për të artikuluar një paralajmërim të qartë, se Islami nuk ka për të gjetur kurrsesi mbështetje në Shtetet e Bashkuara, ashtu siç ndodhi kjo në Europë.

Gjithsej është planifikuar të digjen 2998 kopje të Kuranit, shifër kjo që korrespondon me numrin e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.
Terry Jones një gjë të tillë e bëri para dy viteve në mars të vitit 2011, e djegi Kur’anin, Librin e Allahut. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakMuslimanët në Mianmar(Burma) jetojnë në tmerr
Artikulli vijuesVIDEO: Tërmet i fuqishëm në Iran