Mustafa e punësoi bashkëshorten pa konkurs

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, Ismajl Kurteshi, ka kritikuar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafen për nepotizmin në punësim, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

“Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, e ka punësuar bashkëshorten e tij në Drejtorinë e Arsimit pa konkurs, duke i shkelur të gjitha procedurat e parapara me ligj.

Sipas nenit 8, të kreut të dytë, të Ligjit të Punës nr. 03/L – 212 : Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon në punë një punëkërkues.

As kjo normë ligjore, e as kriteret dhe procedurat ekzistuese për punësim nuk vlejnë për Kryetarin e Komunës së Gjilanit, i cili është i njohur si kampion i shkeljeve në fushën e punësimit, por jo vetëm në këtë fushë”, u shpreh Ismail Kurteshi në një konferencë për media.

Ai shtoi se në muajin gusht të vitit 2011, për shkak të tejkalimit të numrit të të punësuarve, rrogat e shërbyesve civil u vonuan një javë.

“Kryetari Qemajl Mustafa ka krijuar kategori të jashtëligjshme të të punësuarve si “Lista e Kryetarit”, “Vullnetarët” etj., ku vetëm në fund të vitit të kaluar i kishte larguar nga puna mbi 60 të punësuar, pa procedurë, ashtu edhe siç i kishte punësuar me SMS, madje edhe me urdhëresa me shkrim e me gojë.

Në fillim të këtij viti ai kishte pranuar se i ka punësuar rreth 25 të punësuar pa konkurs dhe pa asnjë procedurë e asnjë kriter”, tha ndër të tjera Kurteshi.

Në këtë konferencë u fol edhe për borxhet që ua ka Komuna shumë të punësuarve, të cilët nuk ka arritur t’i fus në listën e pagave, edhe pse sipas VV-së mjete për pagesë i ka marrë edhe nga mjetet e dedikuara për investime kapitale.kohaislame

Artikulli paraprakLDK: Qeveria dhe KEK-u plaçkitin qytetarët
Artikulli vijuesEULEX ngre aktakuzë kundër kryetarit të komunës së Prizrenit