Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka njoftuar sot kabinetin e tij në lidhje me vizitën në Bruksel. Tha se gjatë kësaj vizite ka marrë vlerësime se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.
Duke thënë se Qeveria e Kosovës do të punojë edhe më tutje në rrugën e Integrimit Evropian, kreu i Qeverisë Isa Mustafa tha se pret vendime pozitive nga Bashkimi Evropian.
“Mbetët që në javët në vijim besojmë që KE do të marrin vendim pozitiv sa i përket kësaj çështje. Procesi i integrimeve është proces afatgjatë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë fushë”, tha kryeministri në mbledhjen e sotme të Qeverisë.