Kryeministri Isa Mustafa në seancën e sotme të Kuvendit ka shprehur edhe një herë keqardhjen dhe dhimbjen për të gjithë viktimat që ndodhën në Bruksel si pasojë e veprimeve terroriste.
“Kosova ka treguar përkushtimin e saj që të jetë pjesë e luftues kundër çdo veprimi të keq të mundshëm. Ftoj qytetarët që të jemi pjesë e këtij përkushtimi ndaj luftimit të terrorizimit”, ka thënë Mustafa.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që janë në fronte të luftës të dalin nga ato fronte dhe të jentë të vetëdijshëm për dëmin që mund ti shkaktojnë vetës dhe shteti të kosovës.
Mustafa ka theksuar se masat e sigurisë në vend janë shtuar dhe se qytetarët e Kosovës janë të sigurte