SHBA: Mbi Colorado vetëm brenda gjysmë ore bien më shumë se 2500 rrufe vetëtime

Shteti i Colorado ndodhet nën “pushtimin” e një stuhie të fuqishme, njoftuan të martën mediat amerikane. Meteorologët vetëm brenda gjysmë ore kanë regjistruar në qiell mbi 2.500 rrufe.

Në kryeqytetin e shtetit, Denver, si pasojë e stuhisë janë mbyllur të gjitha institucionet arsimore dhe zyrat e kompanive. Në aeroportin ndërkombëtar të Denverit (Denver International Airport) janë anuluar të paktën 20 fluturime.

Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në shtet. Në zonat malore, siç pritet, mund të bien reshje dëborë deri në 50 cm.

Artikulli paraprakArabia Saudite po ndërton një gardh gjigand përgjatë kufirit me Jemenin
Artikulli vijuesMuxhahidat e Sirisë dhe të Irakut bashkohen