Në provincën verilindore Punjab të Pakistanit, fshatarët myslimanë janë duke mbledhur fonde për të ndihmuar fqinjët e tyre të varfër, për të ndërtuar një kishë të krishterë.
Kjo nismë ka nisur para Pashkëve, nga një grup mysliman, në fshatin e quajtur Faisalabad, që njihet si qendër e Pakistanit për prodhimin e tekstilit.
“Ka një popullsi të vogël të krishterë në fshat. Janë vetëm 20 familje, të cilat nuk kanë vend për të bërë lutje”, thotë prifti Aftab Jamer.
Ai thotë se të krishterët e fshatit është dashur të përdorin shtëpi të ndokujt për të kryer ritualet, por myslimanët e asaj zone kanë vendosur t’i befasojnë me ndërtimin e kishës.
“Ne u jemi mirënjohës vëllezërve tanë myslimanë për këtë gjest të mrekullueshëm. Kjo na bën të ndihemi krenarë”, tha Prifti.
Ndërsa, banorët janë shprehur shumë të lumtur që tashmë do të kenë një vend ku mund të kryejnë ritet e tyre fetare. /KP/