Naim Maloku: Boll ma në emër të gjakut për liri, provimet kalohen me dije

Naim Maloku, njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kritikuar protestën e Organizatave të Lutës të cilët po kërkojnë regjistrimin pa provim pranues të 1000 studentëve në Universitetin e Prishtinës.
Maloku përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se për familjarët e këtyre kategorive duhet kërkuar bursa dhe kushte tjera, por jo që provimet, siç është edhe ai për pranim në universitet, të kalohen pa dije.

Reagimi i plotë i Naim Malokut:

Boll ma!

Nuk keni te drejte qe ne emër te Dëshmoreve te Kombit, Invalidëve te luftës dhe Veteranëve të sulmoni institucionet e Vendit e aq më pak Universitetin …
Nuk keni të drejtë që në emër të gjakut të derdhur për liri të përlesheni me Policinë e Shtetit….

Kërkoni kushte më të mira jetese për familjarë… bursa dhe strehim për fëmijët e atyre të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për liri…provimet, edhe ai pranues, duhet kaluar me dije.

Artikulli paraprakAmbasadorit të Turqisë në Beograd i është dorëzuar notë proteste për shkak të vrasjës së tifozit
Artikulli vijuesSpanje, autoritetet në përgatitje të “listës së zezë” për tifozët e dhunshëm