Vendet e Evropës Lindore kanë bërë thirrje për një prani më të fortë të NATO-s në vendet e tyre për shkak të frikës nga Rusia
NATO do të diskutojë në tetor për një prezencë më të madhe në Detin e Zi në vazhdën e shqetësimeve për një Rusi më agresive, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për gazetarët në ditën e parë të samitit dy ditorë të NATO-s në Varshavë, Stoltenberg tha se disa anëtarë të Aleancës kanë shprehur qëndrimin për një prezencë më të gjerë ushtarake në rajonin e Detit të Zi.
“Kemi vendosur që në tetor të japim këshilla për ministrat tanë të mbrojtjes për të parë nëse mundemi apo se si do të mund të shtojmë praninë tonë atje, dhe jo vetëm në tokë por edhe në ajër dhe në det. Detaje më konkrete do të kemi në tetor gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes” u shpreh Stoltenberg.
Liderët e NATO-s u pajtuan të premten të stacionojnë trupa multinacionale në katër shtete anëtare, Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani, si masë sigurie. Stoltenberg tha se katër batalione do të vendosen në këto shtete dhe do të ndërrohen me parimin e rotacionit. “Këto batalione do të jenë të fuqishme dhe shumëkombëshe. Ato demonstrojnë fuqinë e lidhjes transatlantike. Njëkohësisht bëjnë të qartë se sulmi mbi një aleat do të konsiderohet si një sulm ndaj gjithë Aleancës”, theksoi ai.
Vendet e Evropës Lindore kanë bërë thirrje për një prani më të fortë të NATO-s në vendet e tyre për shkak të frikës nga Rusia.
-Sistemi raketor balistik