Ndalimi i duhanpirjes në vendet publike në Angli ka reduktuar rastet e sëmundjes së astmës

Ndalimi i pirjes së duhanit në vendet publike në Angli çoi në një reduktim të ndjeshëm të rasteve të sëmundjes së astmës tek fëmijët. Këto janë rezultatet e studimit të shkencëtarëve të Imperial College në Londër.

Nëse para ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike çdo vit numri i fëmijëve të sëmurë me astmë rritej me 2%, në vitin e parë pas ndalimit numri i rasteve të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje ka rënë me 12%.

Komuniteti britanik për luftën kundër astmës i quajti këto të dhëna shumë shpresëdhënëse.

Artikulli paraprakSiri, nga shpërthimi 30 të vdekur nga forcat pro-regjimit
Artikulli vijuesRusia ndalon importin e mishit të ngrirë nga Gjermania