Për shkak të problemave ditën e diel dhe të hënë, forcat e sigurisë izraelite kanë ndaluar hyrjen e perosnave që nuk janë muslimanë në Mesxhid-i Aksa për 3 ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga policia izraelite thuhet duke nënkuptuar kolonët hebrenj, se për tre ditë është e ndaluar hyrja e personave që nuk janë të besimit Islam në Mesxhid-i Aksa.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se si një masë sigurie normale, edhe në ditët e premte dhe të shtunë nuk do të lejohen të hyjnë personat të cilët nuk janë muslimanë në Mesxhid-i Aksa.
Pas hyrjes me dhunë të policisë izraelite ditën e diel në oborrin e Mesxhid-i Aksa-së, të paktën 5 civilë u plagosën dhe 10 të tjerë u ndaluan nga policia. Edhe ditën e djeshme u njoftua se 250 kolonë hebrenj janë futur në oborrin e Mesxhid-i Akasa-së. Si pasojë e përleshjeve të paktën 33 palestinezë mbetën të plagosur.
Vitet e kaluara ushtria izraelite nuk lejonte hyrjen e hebrenjve gjatë ditëve të fundit të Ramazanit në Mesxhid-i Aksa. Por këtë vit edhe pse në xhami kishte qindra besimtarë muslimanë të cilët kryenin ritet e tyre fetare, policia izraelite ka lejuar hyrjen e hebrenjve.