Nuk dinë çka është dorëheqja

0
168

Ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit, për më pak se dy vjet , i është përmendur së paku gjashtë herë dorëheqja nga deputetët opozitarë, dhe nga shoqëria civile.

Fillimisht dorëheqja iu kërkua kur njësitet elite policore u zmbrapsen nga vendimi për të mbajtur kontrollin mbi pikat kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe në Bërnjak.
Në atë aksion ka mbetur i vrarë Enver Zymberi. I ndjeri tashmë është hero i shpallur nga Presidenca e Kosovës.

Rexhepi nuk ka pranuar të largohet nga Qeveria, as për shkak të dhunës që policia kishte ushtruar në Podujevë dhe në afërsi të Gjilanit mbi protestues që kishin mbyllur qarkullimin për mallra nga Serbia duke kërkuar reciprocitet tregtar e politik me këtë shtet, shkruan Koha Ditore.

Përgjegjësi morale nuk ka ndier as në mars të këtij viti kur oficerët policorë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri u kapën 120 metra në brendi të territorit të Kosovës dhe u çarmatosën e u mbajtën për 48 orë në territorin e Serbisë.

Ai e pati pranuar para Kuvendit të Kosovës se Serbia ka bërë agresion ndaj Kosovës, përmes arrestimit të këtyre dy policëve.

Rexhepi nuk ka parë arsye për dorëheqje as kur u vodhën 25.3 kilogramë ari në dhomën e dëshmive të Stacionit policor të Pejës.

I palëkundur ka qëndruar edhe kundrejt kritikave që i janë bërë nga mbikëqyrësit parlamentarë.

Së fundmi, kërkesa për dorëheqje të tij lidhet me skandalin e pasaportave, që burimin e ka brenda vetë Ministrisë që e drejton.

Ministri Rexhepi megjithatë nuk është rast i izoluar në Qeveri.kohaislame