Ndërroi jetë hoxhë Osman Abazi

Pas një sëmundje të rënd dhe të pashërueshme sot me 02.09.2012 ka ndërruar jetë hoxha jonë i nderuar Osman Abazi imam në një nga xhamitë e Prishtinës (Sudi Efendi).
Hoxha Osman Abazi, ishte një nga shkëndijat që ngjallën dhe forcuan dritën e thirrjes islame në Kosovë dhe që u bë shkak për rilindjen e islamit në trojet tona.
I angazhuar që nga mosha e hershme në thirrjen islame, ai u përkushtua menjëherë dhe që nga fillimi i studimeve ai merret me përkthime islame në gjuhën shqipe (që nga viti 1990). Me tu kthyer në Kosovë ai angazhohet fort në rolin e imamit, të cilin Allahu ia mundësoj që ta realizoj me zellin dhe qëndrueshmërinë më të madhe.
Duke u gjendur në rrethana tejet të vështira të islamit dhe të popullit të shqiptar të Kosovës të shkaktuara nga periudha e gjatë e komunizmit jugosllav, e pasuar nga shtypja represive nga regjimi i Millosheviqit, hoxha angazhohet me përkthimet e para dhe shkrimet autoriale në gjuhën shqipe, dhe thuajse ishte një ndër pishtarët e pakët në kohën e tij që u morr me shkrime dhe përkthime sipas parimeve të shëndosha islame.
Hoxha që nga periudhat e viteve të para të 90-tave mbante ligjërata, botonte libra dhe shkrime që sqaronin parimet fetare dhe që inkurajonte popullatën që t’i vihej kundër pushtetit Serb, me çdo formë të mundshme e veçanërisht edhe përmes luftës së armatosur. Ai përmes aktiviteteve të tij të thirrjes dhe botimit u mundua që ta sqaroj rolin dhe vlerën e përpjekjes qoftë edhe luftarake kundër regjimit të Millosheviqit. Aktiviteti i tij bëhet shkak për shumë arrestime nga ana e regjimit jugosllav.
Pas luftës ai angazhohet në faktorizimin e muslimanëve, nxitjen e shkollimit dhe arsimimit, veçmas atij në drejtim të medreseve dhe fakulteteve islame, nxitjen e veprimtarive botuese dhe bamirëse si dhe përmirësimin e muslimanëve në raport me Kur’anin dhe gjuhën arabe.
Hoxha përmes duarve të veta nxorri qindra lexues të Kur’anit, nxënës të Kur’anit dhe të gjuhës arabe. Ishte autor dhe përkthyes i disa librave islame ne gjuhen shqipe (që nga vitet e para të 90-tave). Libri i tij me i famshem, është ai i për shenjat e Kijametit, i cili ishte më i famshmi dhe deri tash edhe i vetmi i kësaj fushe. Ndër librat më të njohur autorial dhe të përkthyer nga hoxha dhe që mua mu kujtuan (me titullime të sakta) janë:
“SHENJAT E KIJAMETIT DHE PARALAJMËRIMET PROFETIKE” – Autoriale
”Pse gratë” Përkthim
“Kjo fe” Përkthim
“Bota e xhindëve – shejtanëve” Përkthim
“Islami fe e ardhmërisë” Përkthim
“Dita e fundit – Xhenneti dhe Xhehennemi” Përkthim.

Hoxha ishte mysliman i devotshëm, imam i përkushtuar, patrioti i Kauzës së Allahut, dashamir dhe vetëmohues për atdheun dhe popullin mysliman, pishtar i dijes dhe intelektual i gjendur vazhdimisht në përpjekje të rilindjes së fundit islame në vend. Lusim Allahun që konsiderata jonë për atë që shumë pak dimë nga veprat e tij publike, të jetë e pakët edhe nga veprat dhe kontributi i tij.
Allahu e strehoftë tek robërit e Tij të mirë dhe e mëshiroftë me falje dhe ngritje për punët e tij të mira dhe për sabrin e treguar në sprovën e madhe nga Zoti i tij.
Redaksia e kohaislame.com

Mulla Osmanit (Poezi)

Shikoj të rejat e ditës
Një lajm të dhimbshëm kam lexuar
Hoxha-mësuesi mulla Osmani
Në Ahiret ka kaluar

Do na mungojnë këshillat tua
Mësimi i Kur’anit që e bëre me aq vullnet
Do të mbetesh në zemrat e muslimanëve
Lusim Zotin të shpërblej me Xhennet

A do të vijë ndonjë mësues si ky
Pyet zemra e çdo muslimani
E nga zemra të gjithë lutemi
Allahu të mëshiroftë Osman Abazi

Autor: Albin Mehmeti
02.09.2012

Artikulli paraprakIzraeli shpërngul një vendbanim kolon
Artikulli vijuesObama dhe Romney, akuza të ndërsjellta