Ndërron jetë ish-presidenti izraelit, Shimon Peres

Ish-presidenti izraelit Shimon Peres ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare pasi dy javë më parë ishte shtruar në spital për shkak të një paralize

JERUSALEM (AA) – Ish-presidenti izraelit Shimon Peres ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare pasi dy javë më parë ishte shtruar në spital për shkak të një paralize, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë në faqen zyrtare të Zyrës për komunikim me media të Kryeministrisë izraelite përcillen mesazhet e ngushëllimit ku thuhet se Peres është ndarë nga jeta.

“Zyra për media është në zi për ish-kryeministrin dhe presidentin Peres. Ai për Izraelin duke filluar që para formimit të shtetit e deri më tani ka qenë një personalitet i rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.

Peres i cili gjatë periudhës 2007 e deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e presidentit, më 13 shtator u dërgua në spital për shkak të një paralize. Mbrëmjen e djeshme u bë e ditur se gjëndja e Peresit në spitalin Tel Hoshemer në Tel Aviv ishte përkeqësuar.

Shimon Peres erdhi në këtë botë në vitin 1923 në Bjellorusi si djali i një tregtari të pasur, ndërsa në vitin 1934 ai emigroi në Palestinë e cila ndodhej nën qeverisjen e mandatit të Britanisë së Madhe.

Ish-presidenti Peres gjithashtu ka ushtruar detyrën si deputet gjatë 48 viteve në parlamentin izraelit (Knesset) ndërsa ka qenë në detyrën e kryeministrit dhe të presidentit.

Shimon Peres detyrën e tij si president ia dorëzoi Reuven Rivlin në korrik të vitit 2014.

 

Artikulli paraprakShkarkohet këshilltari i ministrit Rrahmani, dyshohet për ngacmim seksual
Artikulli vijues7 krimet çnjerëzore të nazistëve që indinjuan botën