Policia arreston 7 të mitur, vidhnin nxënësit nga Kosova

Policia e Tiranës, e njësisë “Shqiponja” ka prangosur 7 të mitur, për akuzën e vjedhjes.

Sipas policisë, të miturit kryenin vjedhje, të nxënësve nga Kosova që vinin për ekskursion në Tiranë.
Policia e Tiranës, bën me dije se grupi i të miturve është nga mosha 11-16 vjeç, të cilët nën kërcënimin e armëve të ftohta vidhnin nxënësit kosovarë.
Të ndaluarit janë, K.Cerruni, E.Gjoka, S.Gega, A.Balushi, Sh.Pepmara, E.Vatnikaj, E.Gegaj dhe në momentin e ndalimit atyre iu është gjetur një thikë dhe një pistoletë plastike.
Policia bën me dije, se 7 miturit kanë kryer vjedhje gjatë dy ditëve të fundit. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakKonferenca për Sirinë, në fund të nëntorit
Artikulli vijuesGjermania ndërron kurs, mbështet Turqinë për në BE