"Ndihem i tmerruar nga sulmi ndaj autokolonës humanitare në Siri"

Në deklaratën e tij, O’Brien ka reaguar për sulmin mbi autokolonën e ndihmave humanitare në rajonin Urum el-Kubra

OKB (AA) – Zv/Sekretari i Përgjithshme i Çështjeve Humanitare pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Koordinatori i Gjendjeve Emergjente, Stephen O’Brien, është shprehur se ndihet i tmerruar nga sulmi ndaj autokolonës humanitare të OKB-së dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane në rajonin Urum el-Kubra pranë Halepit. Ai ka shtuar se “Nëse ky sulm i shëmtuar ka qenë i qëllimshëm, atëherë llogaritet si krim lufte”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij, O’Brien ka reaguar për sulmin mbi autokolonën e ndihmave humanitare në rajonin Urum el-Kubra.

O’Brien ka theksuar se sipas të dhënave të para në këtë “sulm të tmerrshëm” shumë persona kanë humbur jetën ose janë plagosur rëndë. Ai ka vënë në pah se gjithashtu janë goditur një depo dhe qendër shëndetësore të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane.

“Të dhënat në lidhje me autokolonën paraprakisht iu përcollën të gjitha palëve”

O’Brien ka njoftuar se të dhënat në lidhje me autokolonën që po dërgonte ndihma humanitare për 78 mijë persona u ishin përcjellë paraprakisht të gjitha palëve në mënyrë të qartë.

Sipas tij, sulmi ndaj atyre që kanë marrë përsipër që të ndihmojnë me guxim dhe përkushtim personat që kanë nevojë nuk mund të pranohet asnjëherë. “Nëse ky sulm i shëmtuar ka qenë i qëllimshëm, atëherë llogaritet si krim lufte”, ka thënë O’Brien.

O’Brien po ashtu ka bërë thirrje që të fillohet një hetim i paanshëm dhe i pavarur në lidhje me sulmin.

Artikulli paraprakOKB pezullon të gjitha operacionet për ndihmat humanitare në Siri
Artikulli vijuesVV KËRKON SHKARKIMIN E BORDIT TË RTK-SË