Ndotja e ajrit i kushton shumë Evropës

0
191
Ndotja e ajrit në Evropë shkakton shumë sëmundje dhe shkakton mijëra vdekje,e qeverive të kontinentit u kushton 1.6 trilion dollarë në vit, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ajri i ndotur, sipas OBSH-së, është dëmi më i madh ekonomik në vendet e Evropës Lindore.
 
Në Gjeorgji shpenzimet lidhur me vdekjet nga ndotja e ajrit kanë arritur 35 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB), duke vënë në vendin e parë sipas këtij treguesi.
 
Në vitin 2010, 600 mijë njerëz në 53 vende evropiane kanë vdekur si pasojë e grimcave të emetuara nga automjetet dhe objektet industriale, thotë Orgnizata Botërore e Shëndetësisë
 
Ndotja e ajrit shkakton sëmundje të zemrës dhe të mushkërive.kohaislame