Kirurgu australian Paddy Dewan kishte deklaruar në vitin 2011 se “nuk do të mundë të punojë me kurrë”, pasi Bordi i Profesionistëve Mjekësorë në Victoria të Australisë e ka gjetur fajtor për “gabim të rëndë profesional”, si pasojë e të cilit ka pësuar një 8-vjeçar australian.
Djaloshi është raportuar se ka tentuar të bëjë vetëvrasje si pasojë e gabimit të kirurgut Dewan. Mediet australiane kishin raportuar asokohe se 8-vjeçari ka tentuar vetëvrasjen pasi ka rënë në depresion pas operacionit, shkruan sot Koha Ditore.
Kirurgu Dewan nuk punon më në asnjë spital publik në Australi. Sipas medieve, atë e kishin larguar nga puna që në vitin 2003.
Por, shkurt pas gjykimit nga Bordi i Profesionistëve Mjekësorë në Victoria të Australisë, Dewan ka qëndruar në Kosovë ku ka kryer operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.