Organizata terroriste PKK lejohet sërisht të vendosë çadër pas ndërtesës së Këshillit të BE-së në Belgjikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Çadra e PKK-së e cila u hoq pas sulmeve terroriste në Belgjikë sot u ringrit përsëri. Çadra vërehet se është më e vogël se ajo e mëparshmja dhe mësohet se është ringritur me lejen nga autoritetet belge, ku gjithashtu vërehet se përreth çadrës ndodhen elementë të cilat simbolizojnë organizatën terroriste.
Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se qeveria e Belgjikës e cila ka anuluar marshimin e planifikuar që të mbahej në fundjavë kundër terrorizmit me arsyetimin se nuk do të mund të marrë masat e nevojshme për arsyen se forcat e sigurisë janë të angazhuara në operacionet në vijim në vend, ka caktuar policë për të mbrojtur çadrën e PKK-së.
Çadra e organizatës terroriste PKK e cila kishte shkaktuar reagimin e fortë të Turqisë ishte ngritur me lejen e autoriteteve belge vetëm pas dy ditë nga sulmi i ndërmarrë më 13 mars në Ankara.
Pjesët prej cope dhe pankartat e organizatës terroriste mbi çadër të cilat u hoqën gjatë Samitit Turqi-BE ku mori pjesë edhe Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu u rivendosën përsëri. Gjithashtu edhe një prej liderëve të PKK-së në Belgjikë, Remzi Kartal i cili kërkohet me buletin të kuq për arsyen se ka dhënë urdhrin e sulmit në Stamboll në këtë çadër ka mbajtur konferencë për shtyp.
Ndërsa në lidhje me çadrën, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan kishte pohuser se: “Këto nuk janë të drejtë, të sinqertë. Këto veprojnë të pavendosur. Sot paskan ulur posterat, flamujt, kë mendoni se po mashtroni. Tregohuni të drejtë, të sinqertë. Këtë duhet ta dini se përballë jush nuk ka një Turqi, një popull turk që mashtrohet. Emërimi i kësaj është ti dorëzohesh terrorizmit. Këto i janë dorëzuar terrorizmit”.
Gjithashtu edhe kryeministri turk Ahmet Davutoğlu shprehu reagime të forta në konferencën për shtyp të mbajtur në fund të Samitit Turqi-BE. Ndërsa ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu menjëherë duke marrë në telefon homologun e tij Didier Reynders i kishte theksuar se çadra duhej të hiqet menjëherë. Ndërsa edhe ambasadori belg në Ankara Marc Trentesau u thërrit në Ministrinë e Jashtme ku dhe ju përcoll notë protesta e Turqisë.
Familjarët e personave që humbën jetën në sulmin në Ankara dënuan dhënien e lejes ndaj organizatës terroriste duke vendosur kurorë të zezë në ambasadën belge në Ankara.
Çadra ishte hequr menjëherë pas sulmeve terroriste të ndërmarra më 22 mars në Bruksel.