Peshkatarët më hapësirën detare të pikës turistike Çeshme, në bregdetin Egje kanë kapur një tunë gjigante, që peshon 403 kiliogramë, raporton Anadolu Agency (AA).
Peshkatari Mujdat Hostekeli, tha se kanë qenë jashtëzakonisht të befasuar kur kanë parë gjahun në rrjetë. Ai ka shtuar se vitin e kaluar kishin kapur një tunë të rëndë 300 kilogramë.
Siç thotë Hostekeli, tunat e kësaj madhësie janë shndërruar në raritet në Detin Egje.
“Më herët shpesh hasnim në këso ekzemplarë por tani shumica e tyre menjëherë dërgohen për eksport. Një kilogram i mishit të tunës në Japoni kushton diku mes 70 dhe 80 dollarë. Ky është një peshk shumë i shijshëm”, tha Hostekeli.