Në Gaza hapet kampi për ndihmë psikologjike për fëmijët viktima të luftës

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka organizuar një kamp veror me qëllim për të siguruar mbështetje psikologjike për fëmijët viktima të luftës në Gaza, raporton AA.

Në kampin “Lulja e Ardhmërisë” të organizuar në pjesën perëndimore të Gazës kanë ardhur 50 fëmijë të moshave mes 8 dhe 16 vjeçare.

Zëdhënësi i Komitetit në Gaza, Suheyr Zakkut tha se kampi është themeluar kryesisht për fëmijët e lagjes Es-Shujaiyye e cila ka pësuar më së rëndi gjatë sulmeve izraelite të vitit 2014.

“Ideja është dhënë nga të rinjtë e Palestinës të cilën ne e pranuam duke ndihmuar materialisht dhe jomaterialisht”, tha Zakkut.

Emri i përzgjedhur ka për qëllim të dërgojë porosinë se jeta ka edhe anët pozitive dhe se e ardhmja do të jetë më e mirë.

Gjatë kampit të organizuar fëmijët kanë mundësinë të marrin pjesë në punëtori të ndryshme, të mësojnë not, valle popullore, etj.

Artikulli paraprakTransferohen 15 të burgosur të Guantanamos
Artikulli vijuesKonventa turko-jugosllave e vitit 1938 dhe reagimet shqiptare