Selanik, 31 dhjetor – Një operacion i policisë greke ka vënë në pranga 28 vetë, që ishin të përfshirë në një rrjet të madh të trafikut të drogës.
Operacioni është shtrirë në qytetet e Selanikut, Agrinios dhe Volosit. Shumica e të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, të cilët bashkëpunonin me disa grekë dhe disa ciganë, transmeton BW.
Grupi kishte bashkëpunëtorë edhe 3 zyrtarë të lartë të policisë së Agrinios, të cilët iu jepnin informacione trafikantëve për kontrollet e policisë, duke i shpëtuar nga zbulimi.
Sipas policisë rrjeti funksiononte duke sjellë drogën nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit dhe duke e shitur në Greqi e kryesisht në këto tre qytete, ku u zhvillua operacioni. Gjithçka u zbulua nga përgjimet telefonike që kryheshin prej 10 muajsh.
Në shtëpitë e të arrestuarve policia gjeti dhe sekuestroi, armë, sasi të vogla droge dhe mijëra euro, ndërsa po kërkohet vendi që shërbente si magazinë për grumbullimin e drogës së trafikuar.
Hetimet vazhdojnë dhe policia thotë se priten edhe arrestime të tjera. /koha
You Might also Like
Kreu i PD, Basha i shkruan FMSH: Jemi kundër martesave të homoseksualëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se partia e tij nuk do të votojë…
By
2 Min Read
Erdogani kundërshton serialin “Sulejmani i Madhërishëm”
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar serialin “Sylejmani i Madhërishëm”, që transmetohet pothuaj në…
By
1 Min Read
Shqipëria e rrezikshme: Vjen për të investuar, e bëjnë për spital biznismenin libanez
Shqipëria është një vend i rrezikshëm. Dhe jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të…
By
2 Min Read
Preshevë: Serbia gjobit imamin e xhamisë, ngriti flamurin shqiptar
Në minaren e xhamisë së fshatit Geraj, më 28 nëntor 2014 është ngritur flamuri shqiptar.…
By
2 Min Read
Shkup: Në zonat shqiptare mungon ndihma e institucioneve
Moti i keq i mbrëmjes së 6 gushtit i shoqëruar me stuhi dhe erëra të…
By
5 Min Read
Kasami: Brukseli mbështet shumicën parlamentare
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar të martën se angazhohet për vendosjen e…
By
1 Min Read
