Arti nga e gjithë Bota Islame po paraqitet në galeritë e sapo transformuar në Institutin e Arteve të Çikagos.
Piktura, kaligrafi, tekstile dhe qilima janë në mesin e veprave artistike të ekspozuara.
Të gjitha veprat artistike të paraqitura janë 100 copë gjithsej. Ato janë që nga pllakat e vogla dhe enë kuzhine deri tek objektet e mëdha arkitektonike, siç janë një palë dyer të mëdha prej druri nga shekulli XIV-të nga Maroku.
Vepra të reja kaligrafike të ekspozuara për herë të parë janë dy faqe të Kur’anit nga shekulli XII-të apo XIII-të shkruar në letër me ngjyrë rozë.
Një tjetër paraqitje shfaqë artin e krijua në Iran në mes të shekullit XIII-të dhe XIV-të.
Përgjegjësi i ekspozitës, Daniel Walker, thotë se koleksioni përfshin Botën Islamike, nga Spanja dhe Maroku në Azinë Qendrore deri në Indonezi.