Në Iran po rekrutohen vullnetarë për luftën kundër muslimanëve në Siri

Irani ka filluar rekrutimin e vullnetarëve për luftën në Siri. Rekrutimi realizohet nëpërmjet website-it të mbështetësve të Ayatollah Ali Khamenei, për të patur një arsyetim formal autoritetet iraniane se gjoja ne nuk kemi të bëjmë me këtë.

Vullnetarëve u kërkohet të telefonojnë një numër iranian ose të dërgojnë SMS në të për t’u regjistruar. Detajet premtohet të njoftohen më vonë për shkak të “situatës delikate” dhe “makinacioneve të armiqve”. Ende është e paqartë forma dhe menyra se si  do të nisen vullnetarët për në Siri.

Rekrutimi i vullnetarëve filloi një ditë pas deklaratës së Komandantit të Forcave të Këmbësorisë të Iranit, i cili tha se Siria “nuk ka nevojë për ndihmë dhe se është plotësisht në gjendje të vetëmbrohet”. Këta vullnetarë shkojnë në Siri për t’i vrarë dhe masakruar popullin e pafajshëm, fëmijë, gra dhe pleq, për t’iu bashkuar mizorit e tiranit Bashar Esedit, në dhunimet dhe masakrat mbi popullin musliman.

Artikulli paraprakKarkalecat shkatërrojnë jugun e Izraelit
Artikulli vijuesTurqi-Izrael, Marrëveshje mbi një draft për një cështjen "Mavi Marmara"