Në Jemen shperthejne protesta anti-amerikane

Dhjetëra mijëra qytetarë jemenas kanë protestuar në qytetin Sadabe ku kanë kundërshtuar ndërhyrjet e Amerikës në çështjet e brendshme të këtij vendi.
Lajmi është bërë i ditur nga kanali televiziv Press TV i cili njofton se protestuesit kanë akuzuar Amerikën për mbajtjen në pushtet të disa funksionarëve besnikë ndaj ish-diktatorit Abdullah Saleh dhe duke i dhënë imunitet këtij të fundit në shkëmbim të transferimit të pushtetit, si dhe për “vjedhjen” e revolucionit qytetar në këtë vend. Protestuesit kanë thënë se ky vend ende është shumë larg realizimit të kërkesave të revolucionit, prandaj kanë kërkuar nga qeveria e Jemenit që të pastrojë strukturat shtetërore nga elementë të regjimit diktator të përmbysur në këtë vend. Protestuesit jemenas gjithashtu kanë dënuar edhe sulmet e avionëve amerikanë pa pilotë mbi rajone të ndryshme të këtij vendi të cilët gjatë sulmeve ushtarake, kanë vrarë një numër të konsiderueshëm civilësh jemenas.

Artikulli paraprakSHBA ka humbur 600 miliardë dollarë shpenzime në Afganistan
Artikulli vijuesPentagoni: Damasku ka përdorur raketat iraniane kundër militantëve