Një amerikan musliman iu është përgjigjur sulmit për shkak të urrejtjes që ndodhi në një supermarket në New Orleans, duke i kujtuar sulmuesi se vlerat që na bashkojnë, e jo që na ndajnë.
Yasmin Sauders ishte duke blerë me familjen e saj, kur një njeri i paidentifikuar u hodhi një qese me proshutë në karrocën e tyre dhe duke qeshur u tha: “Gëzuar Krishlindjet”
Muslimanët praktikues nuk mund të hanë asnjë lloj produkti të derrit.
Zotri Suanders, një dëshmitar e përshkruan këtë pamje si dhimbje që shihte në sytë e plakut 55 vjeçar, ku ai shpresonte se ky abuzim do të ndalej pasi ajo bëhej në sy të familjes, një nga anëtarët kishte mbulesë dhe djalin e tyre dy vjeçar.
Ai shkroi në Facebook: “Ne jemi Amerikanë njëjtë si ju. Ne qajmë me ju dhe ndiejm dhimbje njëjtë si ju”.
Ndërsa Yasmin ka postuar në Facebook: “Se ne kemi të njëjtin armik. Ne nuk jemi armiq. Ne jemi njerëz të zakonshëm. Po në këtë formë nuk e di se si do ti rrisim fëmijët tanë”.
Pas përshkrimit se ajo është e martuar me një ushtar amerikanë dhe se si e zhvillon jetën e saj, dhe ajo që i ka ndodhur, postimit të saj i janë bërë mbi 4000 shpërndarje dhe kishte marrë shumë mesazhe duke e përkrahur atë./Kohaislame